mendo globalisht,
vepro lokalisht

Bashkëpunimin në përmirësimin e praktikave të aftësimit profesional në hoteleri

22.10.2014

Pejë 22 tetor – Në Pejë është mbajtur një punëtori me akterët në fushën e edukimit dhe turizmit, në të cilën është diskutuar për bashkëpunimin mes shkollave, biznesit dhe komunës në përmirësimin e praktikave të aftësimit profesion në drejtimet hoteleri turizëm. Pjesëmarrësit në takim Shkolla e Mesme Ekonomike-  drejtimi Hoteleri dhe Turizëm, institucionet dhe bizneset kanë analizuar mundësitë e krijimit të një vizioni të përbashkët sa i përket komunikimit dhe bashkëpunimit mes tyre. Ata kanë kërkuar krijimin e një sistemi të bashkëpunimit, që do mundësojë zhvillimin me sukses të praktikës profesionale për nxënësit në këto drejtime, në të cilat roli i biznesit është i rëndësishëm, por edhe për mundësitë që biznesi të ndikojë në shkollim, përfshirë ndryshimin e kurikulave dhe hartimin e programeve të reja, sipas nevojës që ka tregu. Punëtoria është mbajtur nga Syri i Vizionit në bashkëpunim me Solidar Suisse, dhe zhvillohet në kuadër të programit SEED \"Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit\", që financohet nga Austrian Development Cooperation.