mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mbahet konferenca nacionale "Çfarë duhet të bëjë shteti në mbrojtjen e fëmijëve”

23.10.2014

Prishtinë, 23 tetor – Me organizim nga Syri i Vizionit dhe mbështetjen e Save the Children, është mbajtur konferencën nacionale "Çfarë duhet të bëjë shteti në mbrojtjen e fëmijëve”. Të pranishëm në tryezë, përfaqësues nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe teknologjisë, Ministria e Drejtësisë, Avokati i Popullit, Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Policia e Kosovës, Shërbimi Sprovues i Kosovës, organizatat për mbrojtjen e fëmijëve dhe mediat, kanë diskutuar për koordinimin më të mirë të të gjitha strukturave më qëllim që të ketë veprim të përbashkët dhe të gjithanëshëm në mbrojtjen e fëmijëve.
Konferenca është mbajtur në kuadër të javës “Javën kundër dhunës ndaj fëmijëve”, qe ka nisur prej datës: 19 -25 tetor 2014 nga Organizata joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja në partneritet me organizatën Save the Children. Aktivitete në kuadër të kësaj jave kanë për synim të tërheqin vëmendjen dhe të vetdijësojnë lidhur më gjendjen e fëmijëve në Kosovë dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.