mendo globalisht,
vepro lokalisht

Debat me qytetarët e Klinës për çështjet e pronës

24.01.2015

23 janar-  Në sallën e Kuvendit komunal të Klinës është mbajtur debati me qytetarët e komunës së Klinës lidhur me çështjet e pronës dhe trashëgimisë. Dhjetëra qytetarë të kësaj komune kanë bashkëbiseduar me përfaqësuesit e institucioneve të Klinës lidhur me ligjet që prekin çështjet e trashëgimisë, mundësitë e regjistrimit të pronës, problemeve të bartura nga e kaluara, por edhe të krijuara tani me pakujdesinë e vet qytetarëve. Atyre u janë përgjigjur përfaqësues të Gjykatës së Klinës, Drejtorisë së Kadastrës, Urbanizmit dhe Ofiqarisë  së Klinës. Temat e trajtuara kanë qenë lidhur me shitblerjet e papërcjella me dokumente, legalizimin e ndërtimeve dhe të tjera çështje lidhur me pronën.
Debati është organizuar në kuadër të projektit “Duaje Pronën Tënde” që financohet nga USAID/ATRC dhe implementohet në rajonin e Pejës nga Syri i Vizionit.