mendo globalisht,
vepro lokalisht

Çështjet e pronës diskutohen më banorët e Gorazhdecit

06.03.2015

 
Pejë, 06 mars- Me përfaqësues të komunitetit serb të Pejës në fshatin Gorazhdec është mbajtur një takim në të cilin është folur për çështjet e pronësisë, trashëgiminë, kontestet dhe problemet e trajtimit të kësaj çështje në institucionet kosovare. Përfaqësues nga Komuna e Pejës, OSBE, Shërbimi noterial i Kosovës, zyra për ndihmë juridike falas, etj, përfaqësuesve të komunitetit u kanë treguar legjislacionin kosovar dhe mënyrat e zbatimit të tij brenda territorit të Kosovës. 
Përfaqësuesit e komunitetit kanë shtruar çështje lidhur me pronësitë, procedurat e zgjatura gjyqësore të trajtimit të çështjeve pronësore, shitblerjet e paligjshme, uzurpimet dhe të tjera lidhur me pronat e tyre.
Takimi është mbajtur në kuadër të projektit “mbroje pronën tënde” me financim nga USAID/ATRC.