mendo globalisht,
vepro lokalisht

Bordi i Save the Children i impresionuar me punën e Grupit Monitorues të fëmijëve- ROR

17.03.2015Mitrovicë,16 Mars- Bordi i Save the Children nga Suedia gjatë vizitës së tyre në Kosovë kanë mbajtur një takim më fëmijët e Grupit monitorues ROR dhe Syrin e Vizionit, për t’u njoftuar më punën që është bërë gjatë vitit të kaluar.
Në këtë takim të përbashkët të mbajtur në Mitrovicë, fëmijët kanë prezantuar punën e bërë gjatë vitit të kaluar dhe strategjinë e tyre të punës për këtë vit dhe në të ardhmen. Po ashtu është prezantuar edhe puna e organizatës Syri i Vizionit që bën me fëmijët e grupit monitorues- ROR në fushën e monitorimit të të drejtave të tyre, mbrojtjes së fëmijëve dhe punën që do të bëhet gjatë këtij viti me asambletë e fëmijëve në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë.

Përveç prezantimit të punës që është bërë dhe do të vazhdojë të bëhet gjatë këtij viti janë shkëmbyer edhe përvoja të ndryshme sa i përket monitorimit të së drejtave të fëmijëve nga vet fëmijët dhe avokimit, që ata bëjnë, për përmirësimin e pozitës së tyre në vendet e ndryshme të botës, ku edhe vepron Save the Chldren.

Përfaqësuesit e Bordit të Save the Children në Suedi kanë thënë se janë impresionuar me punën që po bëhet në Kosovë sa i përket monitorimit të të drejtave të fëmijëve nga vetë fëmijët e grupit ROR, dhe për punën që po bën Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children- zyra në Kosovë, në fuqizimin e grupit ROR,  në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrje.

Ky takim është organizuar në kuadër të programit “Qeverisja me të drejtat e fëmijëve-Monitorimi i konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve” që implemtohet nga Syri i Vizionit në partneritet më Save the Children, zyra në Kosovë.