mendo globalisht,
vepro lokalisht

Peja ka filluar zgjedhjet për kryetarë dhe anëtar të këshillave lokale

18.05.2015

18 Maj- Komuna e Pejës ka filluar zgjedhjen e kryetarëve të këshillave lokale si dhe zgjedhjen e anëtarëve të këtyre këshillave në zonat rurale (fshatra) dhe urbane (qytet) si një mekanizëm legjitim i përfaqësimit dhe përfshirjes se qytetarëve në vendimmarrje.
Deri më tani zgjedhjet janë mbajtur në gjashtë këshilla lokale ku kanë marr pjesë mbi 1800 qytetarë të cilët kanë votuar për përfaqësuesit e tyre që do ti përfaqësojnë ata dhe interesat e tyre tek institucionet lokale. Në këtë proces përfshirja e femrës qoftë në votim po ashtu edhe në kandidim për kryetarë të këshillit lokal është shumë e mirë dhe deri më tani si anëtarë të këshillit lokal janë zgjedhur shtatë gra.

Procesi i zgjedhjeve të kryetarëve të këshillave lokale organizohet nga komisioni i pavarur i themeluar nga kryetari i komunës së Pejës, në përbërje të prej shtatë anëtarëve katër nja subjektet politike ( AAK, LDK, PDK. dhe VV). Përpos përfaqësuesve nga subjektet politike janë edhe dy përfaqësues nga shoqëria civile një nga OJQ Syri i Vizionit si dhe një nga organizata zvicerane HELVETAS, që është edhe mbështetëse e programit për zgjedhjen e kryetarëve të këshillave lokale dhe anëtarëve të këshillave. Pjesë e komisionit qe njeherit është edhe kryetarë i këtij komisioni është  drejtori i administratës si përfaqësues i ekzekutivit nga komuna e Pejës, deri më tani procesi i zgjedhjeve për kryetarë të këshillave lokale është duke shkuar shumë mirë dhe pritet të përfundojë në javën e tretë të qershorit.