mendo globalisht,
vepro lokalisht

Në Pejë po implementohet projekti “Support to education in Peja Region”

23.10.2015

Pejë, 23 tetor- Gjatë muajit shtator dhe tetor në Pejë Syri i vizionit është duke implementuar projektin “Support to educationin Pejë Region”. I mbështetur financiarisht nga ADA Austriake, projekti ka për qëllim të ndihmojë mësimdhënësit dhe nxënësit e Shkollës së mesme ekonomike “Ali Hadri”, në përmirësimin e mësimdhënies në këtë institucion. Ata kanë pasur vazhdimisht mungesë të teksteve për mësimdhënie në lëndët e hotelerisë dhe turizmit. Projekti i mbështet mësimdhënësit e kësaj shkolle në hartimin e librave-doracakëve të nevojshëm në procesin e mësimdhënies në këtë shkollë, që do jenënë dispozicion të nxënësve që në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti shkollor.

Në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Komunale tëArsimit në Pejë një ekip i ekspertëve të jashtëm është angazhuar bashkë me profesorët në hartimin e teksteve.  Gjatë muajit nëntor do përfundohen tri tekste: “Organizimi i punës në hoteleri” nën përgjegjësinë e msc. Teuta Kryeziu, “Shërbimi në hoteleri” nga Mustafa Camaj dhe “Organizimi i ndërmarrjes hoteliere” nga Agon Hoxhaj.