mendo globalisht,
vepro lokalisht

Njëzet grante për komunitetin e biznesit të OJQ-ve dhe fermerëve në Komunën e Istogut

18.12.2015

KOMUNIKATË: 20 grante për komunitetin e biznesit të OJQ-ve dhe fermerëve në Komunën e Istogut

Istog,18 dhjetor 2015- Në kuadër të projektit “Për Zhvillimin e Istogut” që financohet nga  Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga Syri i Vizionit në bashkëpunim me Komunën e Istogut, është bërë ndarja20 grante për komunitetin e biznesit, OJQ-të si dhe shoqatat e bizneseve/fermerëve në Komunën e Istogut.

Granti për Zhvillimin Lokal të Istogut synon të ndihmojë bizneset dhe agjentët tjerë zhvillimorëqë tëpërmirësojnë efikasitetin, rrisin konkurrencën, shitjen dhe promovimin në nivel rajonal dhe vendor. Gjenerimi i punësimit dhe zhvillimi ekonomik lokal janë caqet tjera të rëndësishme.

Duke ia shprehur falënderimin donatorit për mbështetje,Zyrës së BE-së, z.Haki Rugova kryetar i Komunës tha “Këto grante janë të rëndësishme dhe ne po dëshmojnë se vazhdojmë të jemi të përkushtuar dhe të angazhuar për ndërtimin e një mjedisi zhvillimor dhe me perspektivë.

Përkrahja e drejtpërdrejtë për sektorin privat dhe organizatat që adresojnë zhvillimin, është një hap konkret për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe punësimit në Istog”.Përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z.Dardan Sadriu, theksoise “ky është një projekt i rëndësishëm që ofron mundësi të reja për Istogun. Ndërhyrjet në infrastrukturë dhe përkrahja për sektorin privat forcon bizneset vendore dhe përmirëson konkurrencën mes tyre. Zyra e BE-së në Kosovë mbetet e përkushtuar që të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe social në Kosovë”.

Drejtori ekzekutiv i organizatës jo qeveritare„Syri i Vizionit“, Veton Mujaj,falënderoi të gjithë aplikuesit, rreth 75 sosh, që kanëkonkurruar me idetë e tyre dhe përgëzoi fituesitpërfundimtarë.

Ai theksoi se "Granti për zhvillimin e Istogut, si prioritet kishtezhvillimin e bujqësisëdhe turizmit të qëndrueshëm,zhvillimine kapaciteteve prodhuese,rritjen e ofertës turistike,përkrahje për procesim,promovimin e produkteve lokale, etj".Ndërsau shpreh se „sikur të kishin pasur mundësi, të gjitha 75 propozimet do kishin dëshirë t‘i  përkrahnim. Mënyra dhe modeli më i mirë për zhvillimi ekonomik dhe gjenerim të punësimit është përmes përkrahjes së bizneseve."

Ky grant është pjesë e projektit Mbështetja për Agro-Turizëm, Biznes dhe Infrastrukturë në komunën e Istogut, për të rritur dhe promovuar zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të qëndrueshme të punës për të ardhme më të mirë.

Projekti parasheh ndërhyrje në infrastrukturë(të cilat janë në përfundim e sipër) si: shtigje për bjeshkatari, shtigje për çiklizëm si dhe një urë lidhëse mes bjeshkëve dhe burimit,ndërtimi i një amfiteatri afër Burimit,hapja e një zyre për Informim dhe Turizëm në Istog, që do t’u ofrojë vizitorëve informacionet dhe shërbimet e duhura.

Objektivi kryesori projektit ështëfuqizimi dhe promovimiizhvillimit ekonomik lokal, me fokus tek rritja dhe zhvillimi i konkurrencshmerisëdhe arritjes së potencialeve tëbizneseve dhe organizatave lokale nëgjenerimin epunësimit dhe rritjen ekonomike lokale.