mendo globalisht,
vepro lokalisht

Punëtoria për prioritizimin e problemeve të këshillave

05.04.2016


Pejë, 04 prill - Organizata Joqeveritare Syri i Vizionit ka mbajtur punëtorinë “Prioritetet e problemeve të këshillave lokale” që ka pasur për qëllim prioritizimin e problemeve nga vet përfaqësuesit e këshillave lokalë dhe anëtaret gra në këto këshilla, që është organizuar në kuadër të projektit për zhvillimin e Qytetarisë aktive në Kosovë.

Gjatë kësaj punëtorie janë diskutuar shume shqetësime të komunitetit, siç janë: uji i pijes, kanalizim, uji për ujitjen e tokave bujqësore, asfaltimi i rrugëve, rrjeti i rrymës elektrike, plani urbanistik në vendet turistike, qendra e turizmit dhe e promovimit të kulturës etj. Ne këtë punëtori është bërë identifikimi i problematikave të këshillave dhe arsyetimi i rëndesës së problemit prioritar, e që më pas do të prezantohen tek institucionet.

Punëtoria është organizuar në kuadër të programit “Qytetaria Aktive”, të cilin është duke e implementuar tash e disa vjet OJQ “Syri i Vizionit” me mbështetje nga Olof Palme International Center dhe SIDA dhe përqendrohet në komunat e rajoneve të Pejës dhe Prizrenit.