mendo globalisht,
vepro lokalisht

Hartimi i planeve mësimore vjetore për Orientim në Karrierë

14.07.2016

Pejë, 14 korrik- Me qëllim që t'u lehtësohet përgatitja e planeve vjetore për orientimin dhe këshillim në karrierë, Syri i Vizionit ka angazhuar ekspertë që do të ndihmojnë dhe trajnojnë arsimtarët në hartimin e një plani model. Në punëtorinë e parë mbajtur në Qendrën Didaktike në Pejë, mësimdhënës nga komunat Pejë, Klinë, Deçan, Istog, Junik dhe Gjakovë të udhëhequr nga trajnerë të kualifikuar, kanë filluar krijimin e një plani model që do të ishte një udhëzues për mësimdhnësit që japin këtë lëndë në shkollat e rajonit.
Në tri vjetët e kaluara rreth 80 arsimtarë janë trajnuar për mësimdhënien e Orinetimit në karrierë, në kuadër të projektit tonë “Mismatch” që financohet nga Solidar Suisse, të cilët këtë përvojë ua kanë transferuar nxënësve në dhjetëra shkolla të këtyre gjashtë komunave.
Plani vjetor do ketë dy modele, për shkollat në të cilën ajo implementohet si lëndë zgjedhore në klasat e nënta, dhe për shkollat që implementojnë kurikulen e re si modul i fushës kurikulare “Jeta dhe Puna”. 
Aktiviteti mbështet edhe nga drejtoritë komunale të arsimit të komunave Pejë, Klinë, Deçan, Istog, Junik dhe Gjakovë, që bashkërisht me OJQ Syri i Vizionit ia kanë drejtuar edhe Ministrisë së Arsimit, për t’ia ofruar një pan model që mund të shërbejë edhe në shkollat e komunave tjera në Kosovë.
Orientimi dhe këshillimi në karrierë shihet si shumë i rëndësishëm për të ndihmuar nxënësit në identifikimin e aftësive të veta dhe marrjen e vendimit  mbi shkollimin dhe karrierën.