mendo globalisht,
vepro lokalisht

U mbajt trajnimi katërditor “Edukimi për Drejtësi Shoqërore”

15.07.2016

Istog, 12 - 15 korrik- Për katër ditë është mbajtur dhe ka përfunduar  trajnimi me temën “Edukim për Drejtësi Shoqërore (EDSH)” i organizuar në partneritet të organizatës Syri i Vizionit dhe Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC) në kuadër të projekti “Përkrahja e BE-së për Zbatimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian II- Arsim për Integrim” (i quajtur EU SIMRAES 2), i financuar nga Bashkimi Evropian dhe KFOS.
Pjesëmarrës në trajnim ishin prindër dhe profesorë të komunitetit rom, egjiptian, ashkali dhe të komunitetit shumicë ku për qëllim ishte që pjesëmarrësit të ngrisin njohuritë e tyre, të kuptuarit dhe ndjeshmërinë për mekanizmat të cilat përjetësojnë dhe mbajnë sistemin e dominimit, si dhe të zotohen ndaj procesit të ndërtimit të kapacitetit për transformim personal, profesional dhe institucional.
Projekti “Përkrahja e BE-së për Zbatimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2- Arsim për Integrim” (i quajtur EU SIMRAES 2), është projekt tre vjeçar, i cili ka filluar të implementohet nga Syri i Vizionit në Komunën e Istogut dhe mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe KFOS.