mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fushata për regjistrimin e fëmijëve në shkolla dhe inkurajimi i fëmijëve dhe prindërve për vijimin e mësimit

30.08.2016

Istog, 26 dhe 29gusht -  Në fshatin Gurrakoc dheSerbobran janë mbajtur aktivitet në kuadër të fushatës për regjistrimin e fëmijëvenë parafillore, klasë të parë dhe inkurajimin e fëmijëve dhe prindërve për vijueshmërinëe mësimit. Aktivitet u organizuan nga organizata Syri i Vizionit në kuadër tëprojekti “Përkrahja e BE-së për Zbatimin e Strategjisë për Integrimin eKomuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian II- Arsim për Integrim” (i quajtur EUSIMRAES 2), i financuar nga Bashkimi Evropian dhe KFOS.

Fokus grupi isynuar i aktivitet ishin fëmijë të cilët vijojnë dhe nuk vijojnë mësimin, ku përqëllim ishte ngritja e vetëdijes së tyre dhe të kuptuarit e rëndësisë sëshkollimit duke realizuar aktivitet përmes lojërave dhe dukë bërë shkëmbimin epërvojave ne mesë të atyre që janë në shkollë dhe atyre që nuk janë  në shkollë. Pjesmarrës ne aktivitet ishinedhe prindër për të përcjellë punën e fëmijëve të tyre ku dhe është bërë shpërndarjae broshurave për sensibilizimin e të gjithë pjesmarrësve dhe komunitetit në përgjithësipër regjistrimin dhe shkollimin e fëmijëve.

Nga aktivitet e realizuar femijët kanë krijuar një atmosferë të kendshmë dhe shoqëruese si edheprindërtit janë informuar për proceduarat e regjistrimit.  

Projekti “Përkrahjae BE-së për Zbatimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkalidhe Egjiptian 2- Arsim për Integrim” (i quajtur EU SIMRAES 2), është projekttre vjeçar, i cili ka filluar të implementohet nga Syri i Vizionit në Komunën eIstogut dhe mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe KFOS.