mendo globalisht,
vepro lokalisht

Shkolla e ndërmarrësisë, u mbajt punëtoria për rolin e grave në procesin e integrimeve

15.10.2016

Pejë, 14 tetor- Syri i Vizionit ka mbajtur punëtorinë e katërtnë kuadër të Shkollës për Qeverisje dhe Ndërmarrësi me gratë nga rajoni iPejës: nga komunat Pejë, Istog, Decan dhe Junik. Rreth 25 gra aktive nëpolitikë, biznes dhe nga shoqërinë civile në kuadër të punëtorisë kanë trajtuarrrugën e Kosovës drejt BE-së me sfidat e saj si lufta ndaj korrupsionit, metheks në rolin e grave në këtë proces, me sfidat dhe obligimet.
Ligjëruesja Ariana Qosaj Mustafa ka sjellë përvojat e shoqërisëkosovare,modelet e mira të zbatuara, pikat e mundshme të angazhimit tëpërbashkët të gjithë sektorëve të shoqërisë kosovare në procesin e transformimitdrejt BE-së.  

Shkolla e ndërmarrësisë është program për fuqizimine femrave në komunat e rajonit të Pejës dhe organizohet në kuadër të Projektitpër Përkrahjen e Grave me mbështetjen financiare nga USAID/ATRC.

Pjesëmarrësit certifikohen për qeverisje dhe ndërmarrësi.Në tri punëtoritë e mëparshme janë trajtuar temat mbi qeverisjen proaktive,komunikimin me publikun, ndërmarrësinë dhe inovacionin.