mendo globalisht,
vepro lokalisht

Konferenca Nacionale "Përfshirja e fëmijëve në vendimmarrje"

20.12.2016

Komunikatë për media

Prishtinë, 20 Dhjetor - Organizata joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja në partneritet me organizatën Save the Children, sot ka mbajtur konferencën nacionale "Përfshirja e fëmijëve në vendimmarrje".

Në këtë konferencë është prezantuar edhe raporti i të dalave si dhe është diskutuar raporti vlerësues mbi përkrahjen dhe mbështetjen e fëmijëve në Kosovë si dhe mbështetja e asambleve komunale të fëmijëve në Kosovë.
“Qëllimi jonë ka qënë që të përçojm mesazhin tek institucionet dhe opinioni i gjërë për diskriminimin dhe mospërfshirjen e fëmijëve në vendimmarrje. Ne mendojmë se fëmijët duhet të jenë më shumë të përfshirë në vendimmarrje kualitative në Kosovë, prandaj ne jemi koncentruar në fuqizimin e mekanizmave që fëmijët të ngrisin zërin edhe të fuqizojme rolin e tyre në vendimarrje.  Aktivitet tona do vazhdojnë me monitorimin dhe publikimin e rasteve të mos zbatimit  të drejtave të fëmijëve në Kosovë” thotë Vlora Latifi, koordinatore e projektit nga OJQ Syri i Vizionit.

Drejtori i Qendrës për punë sociale në Prishtinë, Vehbi Mujku, ka thënë se “Institucionet duhet bëjnë më shumë dhe të jenë më përgjegjëse sa i përkët përfshirjes së fëmijëve në vendimarrje dhe krijimin e mundësive dhe kushteve që fëmijët të gëzojnë të drejtat që ju takojnë, dhe për këtë të gjithë jemi përgjegjës”.

Kjo konferencë është realizuar në kuadër të projektit "Qeverisja me të drejtat e fëmijëve" që po implementohet nga organizatat partnere “Syri i Vizionit” dhe “Save the Children Kosova”, të cilat për vite me radhë në kuadër të këtij projekti janë duke mbështetur fuqizimin e rolit të fëmijëve në proceset vendimmarrëse, duke fuqizuar edhe rolin e asambleve komunale të fëmijëve të komunave Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë, Klinë dhe Pejë.



Dhjetor 2016

OJQ “Syri i Vizionit”

Për më shumë informacion:
Vlora Latifi
Tel: 044 143 098
e-mail: [email protected]
www.syriivizionit.org