mendo globalisht,
vepro lokalisht

Këshillimi në karrierë për shkollat pilot të kurrikulës së re në Kosovë

20.03.2017

Prishtinë 18 Mars- Është mbajtur punëtoria në zbatimin e këshillimit dhe orientimit në karrierë për mësimdhënësit në shkollat në të cilat implementohet kurrikula e re. Kjo punëtori është realizuar nga Syri i Vizionit në kuadër të projektit ProKarriera në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Teknologjisë me mbështetje të Solidar Suisse Kosova. Punëtoria kishte për qëllim mbartjen e njohurive në lidhje me metodologjinë e mësimdhënies dhe vlerësimin e arritjeve të nxënësve si dhe aspektet metodologjike dhe praktike të planifikimit për zbatimin e modulit “Orientimi në Karrierë, që mbahet në kuadër të fushës kurikularë “Jeta dhe puna”. Në punëtori kanë marr pjesë mësimdhënësit të edukimit fillor nga 82 shkolla të Kosovës. Atyre ju janë bartur edhe përvojat e krijuara nga projekti Mismatch 2011-2016 në lidhje me këshillimin dhe orientimit në karrierë në edukimin fillor të nivelit komunal të regjionit të Dukagjinit.