mendo globalisht,
vepro lokalisht

Kuvendet komunale ndërrojnë tri rregullore për të ofruar barazinë gjinore

31.03.2017

Pejë, 31 mars- Kuvendet komunale në Istog dhe Deçan sot në mbledhjet e tyre kanë ndryshuar tri rregullore komunale, duke shtuar në to elemente të barazisë gjinore, sipas kërkesave që kishin paraqitur gratë asambleiste. Tani këto rregullore do të ofrojnë më shumë mundësi grave në përfaqësim, përfshirje dhe në përfitim nga komuna. Ndryshimet e aprovuara garantojnë pjesëmarrje më të gjerë të grave, duke përfshirë përfaqësimin në 50 përqind në komisione, kushte më të përshtatje për pjesëmarrje të grave në këshillat lokale. Rregullorja për punën e komisionit për emërtimin, riemërtimin e shesheve, rrugëve,  rrugicave dhe vendeve tjera publike dhe Rregullorja komunale për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e komunës së Deçanit, si dhe Rregullorja për konsultim dhe pjesëmarrje të publikut në vendim-marrje, kanë kaluar në kuvendet komunale të këtyre dy komunave, ndërsa këshilltarët komunal të të gjitha partive uninanimisht i kanë përkrahur këto ndryshime të cilat iu janë adresuar kuvendeve komunale nga grupet e grave asambleiste dhe zyrat për barazi gjinore.
Gjithë kjo është arritur falë Projektit Për Përkrahjen e Grave, që Syri i Vizionit nga viti i kaluar është duke implementuar me mbështetjen financiare nga USIAD/ATRC. Përveç këtyre tri rregulloreve, më parë është plotësuar edhe rregullorja për subvencione dhe bursa në komunën e Pejës dhe në proces janë edhe dy rregullore tjera në kuvendet komunale të Junikut dhe Istogut.