mendo globalisht,
vepro lokalisht

Filloi punën grupi punues për hartimin e strategjisë së komunikimit shkollë- prindër për Orientimin në Karrierë

13.09.2017

Prishtinë, 12 Shtator- Në Minsitrinë ne Arsimit, shkencës dhe teknologjisë është mbajtur takimi i parë i grupit punues për hartimin e Strategjisë së komunikimit shkollë-prindër për Orientimin në Karrierë për nxënësit e arsimit të mesëm të Ulët. Strategjia ka për qëllim të përfshijë në mënyrë aktive prindërit në orientim në karrerë në mënyrë që ata të jenë mbështetës të mirë të fëmijëve tyre ne vendimet që merr për shkollimin dhe karrierën.
Strategjia hartohet në bashkëpunimin mes dy projekteve: Projekti EYE (Konsorciumi HELVETAS Swiss Intercooperation Kosovo- HSIK dhe Management Development Associates- MDA), projekti ProKarriera (Syri i Vizonit/Solidar Suisse) , që po e mbështesin Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në hartimin e këtij dokumenti.
Në takimin e parë i mbajtur në MASHT është diskutuar rreth zhvillimit të Strategjisë së Komunikimit, krijimit të grupit punues dhe planin punës deri në përfudnim. Strategjia do të ketë edhe planin e veprimit dhe do të hartohet në përputhje me kërkesat formale dhe administrative të Zyrës për Planifikimin Strategjik brenda Zyrës së Kryeministrit, dhe duke bashkëpunuar ngushtë me Drejtoritë Komunale te Arsimit (DKA), Shkollat, këshillat prindërore dhe me ekspertë të jashtëm të kësaj fushe.
Syri i Vizionit ka gjashtë vjet që është aktiv me këshillimin në karrierë në komunat e rajonit të Pejës dhe Gjakovës, prandaj duke mbështetur këtë projekt dhe si anëtar i grupit punues do të ofrojë përvojët  lokale të krijuara nga projekt “Mismatch” edhe në nivel qendror.