mendo globalisht,
vepro lokalisht
Gëzuar Vitin e Ri 2016
Happy New Year 2016

Projektet e vitit 2011


Gjatë vitit 2011 Syri i Vizionit ka zhvilluar me sukses realizimin e projekteve të filluara nga vitet e kaluara. Gjatë vitit në projekte të ndryshme janë angazhuar mbi 15 vetë, kurse ka pasur 17 projekte afatgjata, pa llogaritur aktivitete dhe fushatat e shkurta. Ky vit ka rezultuar me aktivitete në të cilat është forcuar dhe profilizuar më tej organizata duke realizuar aktivitete në të cilat ka përfituar komuniteti në një shtirje në një zonë që mbulon shumë komuna të Kosovës, në komunitetet në zonat rurale të cilave problemet e të cilëve askush nuk i kishte dëgjuar më parë.


Pjesë e rëndësishme e punës këtë vit ka qenë bashkëpunimi me organizata partnerë, donatorë të vjetër dhe të rinj, si dhe partneriteti i vazhdueshëm më institucionet vendore në nivelin qendror dhe lokal.
Nga projektet e realizuara këtë vit, janë vazhduar disa projekte madhore të filluara më parë. Me projektet e financuara nga ISC-USAID nga viti i kaluar janë vazhduar duke punuar në ndikimin mbi ndryshimin e Ligjuit për Pyjet dhe Ligjit për mbeturinat. Gjatë vitit poashtu me mbështetje nga NDI është punuar edhe në monitorimin e zbatimit Ligjit për mbrojtjen e natyrës dhe një pjesëmarrje në grupet ndikuese lidhur me Ligjin për parkun Nacional të Bjeshkëve të Nemuna, në debatin për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, etj . Përmes aktiviteteve  nga këto projekte, Syri i Vizionit është shndërruar në një akter të rëndësishëm në çështjet që kanë të bëjnë me legjislacionin qendror, posaçërisht me çështjet që kanë të bëjnë me rajonin dhe ambientin.

Vazhdimësi i viteve të kaluara, në partneritet me Olof Palme Center gjatë vitit janë hartuar strategjitë e veprimit për komunitetin serb në Komunën e Rahovecit dhe për komunitetet rom, egjiptian dhe ashkali  në komunat Rahovec dhe Deçan. Përveç planeve trevjeçare të aksionit në kuadër të këtyre projekteve janë përkrahur edhe 19 mini projekte të komunitetit, që kanë ndikuar në përmirësimin e kushteve të jetës së komunitetit. Janë vazhduar edhe dy projekte në partneritet me DRC në disa komuna të Kosovës lidhur me kthimin dhe rintegrimin, programi që ka vazhduar në vitin e tretë në kuadër të platformës Propeace për parandalim të konfliktit, projekti me FIQ për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit në Kosovë dhe ai me CRLS për pranimin  Kosovës në lëvizjen globale kundër ndryshimeve klimatike.  Në kuadër të programit MOBKOS, Syri i Vizonit ka vazhduar të jetë sekretariat i këtij programi, duke zhvilluar edhe një fushatë vetdijesimi për planifkimin urban në Klinë. Kurse partneriteti  i qëndrueshëm me Solidar Suisse (ish SLA) ka vazhduar edhe në kuadër të projektit të vazhdueshëm edhe me një mini projekt për të rinjtë në tregun e punës.

Gjatë vitit janë marrë angazhime shtesë në disa projekte joafatgjatë që kanë plotësuar partneritete dhe zotime shtesë si projekti me Care Internacional për të rinjtë liderë të paqes, me Ambasadën britanike për fillimin e bashkëpunimit me OJQ-të rinore në rajon, fushata për ndalimin e të shtënave që u realizua bashkë me Saferworld.  Në kuadër të partneritetit me Komunën e Pejës Syri i Vizionit ka kryer dy projekte të vogla në kudër të projektit që komuna ka me ZNKE në Grykë të Rugovës: projektin mbi punën e komunitetit në zonë e shtegut për ecje te Kanali dhe mbi mundësitë e vënies në qarkullim të autobusi për nevojat e truizmit në Rugovë.
Në aspektin e zhvillimit të brendshëm të kapaciteteve të organizatës gjatë vitit është plotësuar dhe ripunuar tërësisht webfaqja e organizatës dhe janë rishikuar objektivat e programeve, duke filluar edhe hartimin e strategjive të veçanta nëpër shtatë sektorët përkatës. 

 

 


 

 

Perspektiva Rurale

Titulli i Projektit: Perspektiva Rurale
Kohëzgjatja: 12 muaj (janar-dhjetor 2011)
Vendi: Prizren, Rahovec, Gjakovë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit, Solidar Suisse
Buxheti: 11.193 €
Donatori: SDC dhe ADA

Qëllimi i projektit: Përmirësimin e kushteve jetësore rurale dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Kosovën Perëndimore. Gjithashtu nxitjen e organizatave fermere që të zhvillojnë ide novatore dhe t’u ofrojnë shërbime më të mira anëtarëve të tyre.

Përfituesit: Në garën e biznesit “Organizata më e mirë fermerë në Kosovën Perëndimore 2010”, përfituesit direkt janë tri organizatave fermerë që janë shpallur fitues nga juria, ndërsa përfitues indirekt janë anëtarët e organizatave fituese. 

Realizimi i projektit: Organizatat fermere që janë përzgjedhur në fund të vitit 2010 fituese në garën e planeve të biznesit “Organizata më e mirë fermere në Kosovën perëndimore” si më të mirat nga juria neutrale e garës kanë qenë: Shoqata e Grave  Krusha nga Krusha e Vogël e Rahovecit, Shoqata e Grave Fermere “Krusha e Madhe” nga Krusha e Madhe e Prizrenit si dhe Shoqata e Fermerëve  “Saturn” nga Gjakova. Gjatë vitit 2011 organizata SiV dhe SOLIDAR Suisse kanë bërë monitorimin e realizimit të planit të biznesit nga këto tri shoqata fermerësh, por njëkohësisht edhe ofrimin e ndihmës në vështirësitë që janë përballur këto shoqata gjatë realizimit të planeve të biznesit.

Aktivitetet dhe Rezultatet:
-    Monitorimi i realizimit të planeve të biznesit nga Shoqatat fitues
-    Përkrahja e shoqatave në aktivitetet tjera
-    Shoqata e Grave “Krusha” – Kooperativa Krusha nga realizimi i planit të biznesit ka arritur që të ndërtoj punëtorinë për, procesimin e produkteve të specit. Në këtë punëtori kooperativa bënë prodhimin e ajvarit, pasterizimin dhe paketimin e saj. Derisa specin turshi e pasterizojnë dhe e paketojnë. Ka punësuar 12 punëtore kryefamiljare, dhe përpos këtyre angazhon edhe 13 tjera. Gjatë këtij viti ka arritur të prodhojë 35,000 kavanoza të produkteve të specit
-    Shoqata e grave Krusha e Vogël ka arritur që të hapë pikën e grumbullimit në Has të paraparë në planin e biznesit. Në këtë pikë grumbullimi pranojnë dhe testojnë qumështin e fshatarëve me të cilët kanë marrë veshje dhe aty shoqata ka punësuar një person. Ka arritur që të rris të hyrat e 20 familjeve të fermerëve në rajonin e Hasit, duke u mundësuar atyre dorëzimin dhe shitjen e qumështit në këtë pikë.
-    Shoqata Saturn, me realizimin e planit të biznesit ka arritur të rrisë produktin e anëtareve, të mbrojë strukturën e tokës, ulë shpenzimet e prodhimit, të mundësoj aplikimin e plehrave kristalore, të rrisë të ardhurat e anëtarëve. Pesë anëtarët në të cilët ka investuar shoqata së bashku punësojnë 26 punëtorë, ky numër është më i madh gjatë sezonit.
 

Mospërputhja e sistemit arsimor me nevojat e tregut të punës në Kosovë (Mismatch)

Titulli i Projektit: Mospërputhja e sistemit arsimor me nevojat e tregut të punës në Kosovë (Mismatch)
Kohëzgjatja: 5 muaj (qershor-tetor 2011)
Vendi: Pejë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti:  3 649 €
Donatori: Solidar Suisse

Qëllimi i projektit: Qëllimi i këtij projekti është që të hulumtojë gjendjen e (mos)përshtatjes së drejtimeve që kanë shkollat e mesme profesionale të Pejës me nevojat e tregut në Kosovë, për të nxitur fillimin e bashkëpunimit në mes shkollave profesionale dhe biznesit.

Përfituesit: Përfitues të projektit janë gjashtë shkolla profesionale në qytetin e Pejës dhe Drejtoria e arsimit në Pejë, të cilat do përfitojnë një hulumtim të kompletuar të gjendjes me rekomandime, biznesi dhe në kuptim më të gjerë të gjithë nxënësit e shkollave profesionale. 

Realizimi i projektit: Në këtë projekt është bërë një hulumtim me pyetësor për bizneset ne komunën e Pejës, se sa është i kualifikuar kuadri që ata punësojë, mënyrat se si ata i trajnojnë të punësuarit, etj. nga i cili është hartuar një raport që u është dorëzuar shkollave dhe institucioneve në një konferencë të përbashkët në të cilën janë kërkuar mundësi për përmirësimin e gjendjes dhe janë nxjerrë rekomandime. 

Aktivitetet dhe Rezultatet:

  • Një hulumtim me mbi 120 ndërmarrje të Pejës për punësimin, stafin dhe kualifikimet
  • Krijimi i një databaze mbi ndërmarrjet, me profesionet e preferuara që janë në deficit në qytetin e Pejës
  • Raporti mbi të gjeturat e “mos përshtatjes” së shkollave të mesme profesionale dhe nevojave të tregut të punës
  • Konferenca e përbashkët me shkollat, bizneset dhe institucionet lidhur me gjetjet e hulumtimit
  • Rekomandimet për shkollat e mesme profesionale, Qendrën për trajnime profesionale, ministrinë dhe institucionet tjera të involvulara
  • Publikimi i një studimi bazuar në gjetjet e projektit


 

Zhvillimi i kërkimeve dhe i trajnimeve të bizneseve dhe të palëve të kyçura të turizmit të shtegut unazor belvedere të Pejës

Titulli i Projektit: Zhvillimi i kërkimeve dhe i trajnimeve tëbizneseve dhe të palëve të kyçura të turizmit të shtegut unazorbelvedere të Pejës
Kohëzgjatja: 13 muaj (maj 2011 – qershor 2012)
Vendi: Pejë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 9,975 €
Donatori: Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë

Qëllimi i projektit: Projekti realizohet ne kuadër të projektitmë të gjerë “Dukagjini and Rugova Valley Access Action Program” dhe kapër qëllim të përqendrohet në aspektet e ndërlidhura me zhvillimin eshtegut unazor belvedere (Shtegu i gjelbër) të Pejës, në mbështetje tëturizmit dhe rekreacionit në lidhje me zhvillimin e biznesit dhe rritjene zhvillimit të brenditë vendor.
 
Përfituesit: Përfitues janë bizneset dhe banorët e zonës ngakalon shtegu i gjelbër unazor dhe të gjithë qytetarët dhe turistët qënga komuna e Pejës dhe vendeve tjera të Kosovës të cilët shfrytëzojnështegun për ecje dhe rekreacion. Po ashtu përfitues është edhe komuna ePejës, pasi tani e tutje të gjithë qytetarëve do t’u ofrojë shtigje përecje, çiklizëm dhe sporte të ndryshme rekreative më kushte dheinfrastrukturë shumë të mirë.

Realizimi i projektit: Në kuadër të këtij projekti fillimishtështë bërë një hulumtim me banorët e zonës nga do të kalojë shteguunazor belvedere (shtegu i gjelbër), që përfshin shtegun e ecjes, injohur me emrin Te Kanali nga Kapeshnica deri ne Kilometrin e Tretë nëGrykë të Rugovës. Nga hulumtimi është nxjerrë një analizë mbi nevojën eekzistimit dhe përmirësimit të kushteve përgjatë shtegut ekzistues,kushte të cilat duhen plotësuar gjatë ndërtimit të këtij shtegu dhekërkesat e banorëve dhe shfrytëzuesve të këtij shtegu. Janë mbajturtakime të drejtpërdrejta me banoret dhe bizneset e zonave Kapeshnica,Zatra, Levoshë dhe Maja e Zezë, nga kalon shtegu unazor, me qëllim tënjoftimit dhe involvimit të tyre në ndërtimin e shtegut unazor. Mefillimin e ndërtimit të shtegut unazor është zhvilluar një hulumtim mebanoret dhe bizneset e këtyre zonave. Nga ky hulumtim janë identifikuarpotencialet ekonomike dhe prodhuese të kësaj zone. Nga këto rezultate dotë ndërmarrim aktivitete që do kenë për qëllim rritjen e potencialeveprodhuese vendore dhe tradicionale, si dhe aktivitete kreative përshfrytëzimin e shtegut unazor.  


Aktivitetet dhe Rezultatet:
•    Komuna e Pejës është e informuar me kërkesat dhe rekomandimet dhepotencialin e bizneseve të cilat gjenden përgjatë shtegut unazorbelvedere
•    Komuniteti i zonave Kapeshnicë, Zatra, Levoshë dhe Maja e Zezëgjatë gjithë kohës kanë qenë të informuar rreth punëve të cilat janëbërë në ndërtimin e shtegut.
•    Komuniteti i këtyre zonave ka filluar të jetë me aktiv nëmirëmbajtjen e shtegut dhe ofrimin e shërbimeve më qellim të rritjes sëatraksionit për gjatë shtegut unazor belvedere (shtegu i gjelbër)
•    Bizneset përgjatë shtegut unazor janë të njoftuar më produktetvendore të cilat i prodhon komuniteti lokal, dhe kanë filluar tëbashkëpunojnë me qëllim të përfitimit të përbashkët dhe ofrimin eprodukteve tradicionale në bizneset e tyre.
 

 

Strategjia për përfshirjen e komunitetit serb përmes pjesëmarrjes aktive qytetare

Titulli i Projektit: Strategjia për përfshirjen e komunitetit serb përmes pjesëmarrjes aktive qytetare Kohëzgjatja: 12 muaj (Janar 2011 – Dhjetor 2011)
Vendi: Pejë, Klinë, Istog, Rahovec
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 33.413 €
Donatori: Olof Palme International Center

Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për synim të fuqizojë dhe përkrah komunitetin serb në komunën e Rahovecit duke e zhvilluar një plan të veprimit trevjeçar për komunitetin në këtë komunë, që do të hartohet duke u bazuar në nevojat të nxjerra nga vet komuniteti si dhe përkrahja dhe fuqizimi i komunitetit dhe fokus grupeve në Komunat Pejë, Klinë e Istog.

Përfituesit: Direkt përfitues në këtë projekt janë komuniteti serb i komunës së Rahovecit dhe autoritet e komunës-Zyrës për komunitete që kanë një plan të veprimit të kompletuar për një periudhë trevjeçare, por edhe kanë përfituar në trajnime. Përfitues direkt janë edhe komuniteteve të lagjeve dhe fshatrave të komunave Pejë, Klinë, Istog dhe Rahovec, të cilët ishin të përfshirë direkt në implementimin e iniciativave të përbashkëta të cilat janë përkrah nga grandet e vogla në kuadër të projektit.

Realizimi i projektit: Me ketë projekt është hartuar një strategji trevjeçare të veprimit për komunitetin serb në komunën e Rahovecit. Projekti është fokusuar edhe në fuqizimin e komunitetit duke realizuar takime dhe trajnime të ndryshme me qëllim ngritjen e kapaciteteve të komunitetit serb. Projekti ka vazhduar edhe në përkrahjen e iniciativave të dala nga vet komunitetet duke mbështetur 7 iniciativa të implementuara nga vet grupet dhe organizata tjera të bazuara në komunitet në komunat Pejë, Istog, Klinë dhe Rahovec.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

  • Hartimi i Strategjisë së veprimit për komunitetin serb në komunën e Rahovecit.
  • Një hulumtim i realizuar me 20 përqind të familjeve të komunitet serb në Komunën e Rahovecit për gjendjen e familjeve dhe objekteve të banimit.  
  • Ekzistimi i informatave mbi përparësitë, fuqitë, dobësitë dhe rreziqet të detajizuar nga vetë komuniteti gjatë fasilitimeve të grupeve në fokus, informata të cilat do të ndihmojnë në shkrimin e planit të aksionit për pjesëmarrjen e komunitetit serb.
  • Njohja më e mirë e komunës me problemet ekzistuese të komunitetit REA nëpër vendbanimet e veçanta të tyre dhe krijimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të fokus grupeve për veprime të përbashkëta
  • Organizimi i trajnimeve për planifikimin strategjik, hartimin e projekt propozimeve dhe evokim e lobim për përfaqësuesit e komuniteteve nga fshatra dhe lagje të komunës së Rahovecit si dhe përfaqësues të komunës.
  • Përkrahja e 7 iniciativave me grandeve të vogla për fokus grupet dhe organizata të komuniteteve në Pejë, Istog, Klinë e Rahovec (licencimi dhe mbështetje për Radio Fokusit në Rahovec, animacioni për fëmijët e Hoçës së Madhe, ndërrimi i shtyllave elektrikë në Binçë të Klinës bashkë me KEK-un, hapje e katër puseve në Videjë bashkë me Komunën e Kinës, kursi i shkurt i gjuhës angleze në Ciorkolez të Istogut, Mbajtja e debateve dhe vizitave në Gorazhdec të Pejës, shtrimi i rrugës për lagjen Llazoviq bashkë me komunën e Pejës.
Të rinjtë liderë të paqes

Titulli i Projektit: Të rinjtë liderë të paqes
Kohëzgjatja: 6 muaj (shtator 2011 – shkurt 2012)
Vendi: Pejë, Klinë dhe Istog
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti:11.200 €
Donatori: Care International

Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për qëllim krijimin e kushteve për një paqe me të  qëndrueshme në mes të rinjve nga komunitetet e ndryshme përmes aktiviteteve të përbashkëta  kulturore sportive dhe rekreative.

Përfituesit: Përfitues kryesore janë të rinjtë shqiptarë, serbë, romë, egjiptianë, boshnjakë dhe ashkali nga zonat rurale të komunave Pejë, Kline dhe Istog, që përmes aktiviteteve kulturore e sportive kanë pasur mundësi të zhvillojnë talentin e tyre në lëmin e caktuar, por edhe të zgjerojnë shoqërinë me të rinj nga komunitetet e ndryshme si dhe të njoftohen me përvojat dhe aktivitete që zhvillojnë të rinjtë në lokalitete tjera. Ata poashtu kanë përfituar njohuri se si mund të organizohen si grup joformal, që në të ardhmen të mund të regjistrohen edhe si qendër rinore apo shoqëri kulturo-artistike, pasi që gjatë këtij projekti këtyre të rinjve u është mundësuar vizita nëpër qendrat rinore në Pejë, Klinë dhe Istog dhe në organizimin e manifestimeve kulturore.

Realizimi i projektit: Projekti është fokusuar në aktivizimin e të rinjve në zona rurale qeëende trajtohen si grupe të margjinalizuara, si dhe në ndikimin në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në mes të rinjve, shuarjen e barrikadave gjuhësore dhe mos kontakti mes tyre. Në kuadër të projektit janë mbajtur vizita shkëmbyese te këtyre të rinjve me qellim te shkëmbimit të përvojave të mira në mes të rinjve të këtyre fshatrave. Gjithashtu janë mbajtur vizita nga zyrtarët komunalë, përkatësisht Drejtorati për kulturë, rini dhe sport dhe me këtë rast përfaqësues nga komuna kanë vizituar rininë nëpër këto fshatra, i kanë njoftuar për aktivitetet e këtij drejtorati dhe mundësinë e kyçjes së tyre në aktivitete, të cilat organizohen nga ata. Gjithashtu gjatë realizimit të projektit është organizuar një manifestim kulturor me qëllim të njohjes së traditave kulturore të komuniteteve. Është organizuar edhe një turnir futbolli me qëllim të shoqërimit të këtyre të rinjve. Projekti mundëson fuqizimin e këtyre të rinjve që të jenë më aktiv në shoqërinë kosovare. 


Aktivitetet dhe Rezultatet:
•    Aktivitetet informuese rreth projektit tek me komunat Pejë, Klinë dhe Istog me qëllim të identifikimit të grupeve të të rinjve të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
•    Realizimi i vizitave shkëmbyese në mes rinjve për qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet komunave.
•    Realizimi i turnirit të futbollit me qëllim të krijimit të bashkëpunimit më të mirë në mes të fokus grupeve për veprime të përbashkëta
•    Realizimi i një manifestimi kulturor më qëllim të njohjes së të rinjve  me vlerat dhe traditat e tyre.
•    Realizimi i vizitave të fokus grupeve në qendrat rinore Pejë, Klinë dhe Istog me qëllim të njohjes së përvojave të mira ndërmjet grupeve formale dhe joformale.
•    Organizimi i kampit dy ditor ku marrin pjesë së paku 30 të rinj të cilët në grupe të veçanta kanë punuar në strategjinë e përbashkët duke u mbështetur në nevojat e tyre me qëllim që kjo strategji t’u dorëzohet institucioneve lokale dhe donatorëve të mundshëm.



 

Funksionalizimi i linjës lokale të autobusit për turizmin në zonën e Rugovës

Titulli i Projektit: Funksionalizimi i linjës lokale të autobusit për zonën e Rugovës
Kohëzgjatja: 13 muaj (maj 2011 – qershor 2012)
Vendi: Rugovë -Pejë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 4.987.50 €
Donatori: Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë

Qëllimi i projektit: Projekti realizohet ne kuadër të projektit më të gjerë “Dukagjini and Rugova Valley Access Action Program” dhe ka për qëllim funksionalizimin e linjës së autobusit në shërbim të turizmit në zonën e Rugovës dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për të  shfrytëzuar linjën e autobusit për të udhëtuar për në zonën e Rugovës.
 
Përfituesit: Përfitues janë banorët e zonës së Rugovës dhe të gjithë qytetarët dhe turistët që nga komuna e Pejës dhe vendeve tjera të Kosovës shfrytëzojnë mundësitë e udhëtimit nga Peja deri në Bogë. Po ashtu përfitues janë edhe komuna e Pejës, pasi tani e tutje të gjithë qytetarëve do të ju sigurojë  një linjë të autobusëve nga Peja për në Rugovë, edhe operatori i cili do të këtë një analizë të situatës momentale para se të fillojë funksionalizmin e linjës së autobusi dhe do të ketë një stimulim për gjashtë muaj e parë. 

Realizimi i projektit:
Në kuadër të këtij projekti është bërë një hulumtim me banorët e zonës së Rugovës dhe me banorët e zonës së qytetit në Pejë, nga të cilat është nxjerrë një analizë mbi nevojën e ekzistimit të një linje të autobusit,  shfrytëzimi i kësaj linje dhe kushtet që duhet ofruar. Më pas do të përzgjidhet operatori që do të jetë përgjegjës për mbajtjen e linjës së autobusit nga Peja për në Rugove, të cilit do t’i ofrohet një grant stimulues që ka të bëjë me rregullimin mbajtjen e linjës së autobusit për zonën e Rugovës. Në kuadër të këtij projekti do të ndërtohen edhe disa strehë për pasagjerët që presin autobusin, që në të njëjtën kohe do të shërbejnë edhe për informata shtesë për zonën.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

•    Funksionalizimi i linjës së autobusit Pejë-Bogë (Rugovë) që do të mbajë linjën së paku dy herë në ditë dhe regjistrimi i saj si linjë e rregullt në Stacionin e autobusëve
•    Sigurimi i një autobusi të përshtatshëm që do operojë dhe ofrojë kushte të mira për të udhëtuar por edhe do prezantojë zonën
•    Mobilizimi i komuniteti të Rugovës në nevojat që ka komuniteti lidhur më transportin, përcaktimin e vendeve për ndërtimin e strehëve të autobusit
•    Ndërtimi i tetë strehëve për banorë që do shërbejnë si vend stacione për pritje të autobusit dhe si porta hyrëse me informata për turistët që vizitojnë Rugovën

Monitorimi i zbatimit të Ligjit për Mbrojtje e Natyrës

Titulli i Projektit: Monitorimi i zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës
Kohëzgjatja: 4 muaj (nëntor 2011 – shkurt 2012)
Vendi: Kosovë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 4.680 €
Donatori: NDI

Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për qëllim monitorimi e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës dhe akteve tjera ligjore të nxjerra nga Qeveria dhe komunat në ruajtjen dhe përmirësimin e gjendjes së natyrës në Kosovë. 

Përfituesit: Përfitues të këtij projekti janë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komisioni parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis (BPZHM), komunat dhe grupet tjera të interesit, pasi që përmes këtij projekti do të arrihet që për herë të parë nga miratimi i tij nga kuvendi i Kosovës në vitin 2010, të bëhet një vlerësim i zbatimit të këtij ligji në praktikë. Përfundimi i projektit ofron një raport me rekomandime, ku do ceket përgjegjësit se çfarë duhet ndërmarr secili institucion që ligji për mbrojtje të natyrës të implementohet në praktikë. 

Realizimi i projektit:
Më këtë projekt është bërë një analizë e përgjithshme se çfarë kanë bërë institucionet komunale sipas obligimeve që dalin nga ky ligj në ruajtjen e natyrës, si dhe angazhimi i institucioneve qendrore konkretisht ministrisë së Mjedisit dhe planifikimi Hapësinor, në kompletimin e aktive nënligjore që dalin nga ky ligj, mbështetjen financiare e profesionale për komunat, etj. Kjo është bërë në takimet e realizuara me secilin prej këtyre institucioneve gjegjëse, Agjensionin për mbrojtje të natyrës dhe institutin që funksionon brenda ministrisë, shoqërinë civile dhe grupet tjera të interesit që Ligji për mbrojtje të natyrës i angazhon në ruajtjen e natyrës. Gjithashtu projekti ka pasur të bëjë edhe me vetëdijesimin e qytetarëve për ekzistimin e Ligjit për mbrojtje të natyrës, organizimin e takimeve të përbashkëta më të gjithë këta akterë për të shikuar punën, angazhimin dhe kontributin e secilit gjatë këtyre dy viteve që kur ka hyrë në fuqi ligji, si dhe do të hartohet një raport vlerësues që do t’u dorëzohet komisionit parlamentar dhe Qeverisë së Kosovës.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

•    Organizimi i tri debateve publike, më institucione të ndryshme nga niveli qendror dhe ai lokal për të analizuar të arriturat e zbatimit të ligjit
•    Organizimi i një takimi publik mes institucioneve, bizneseve dhe ekspertëve ligjorë mbi masat e ndëshkimit për keqbërësit e natyrës
•    Përfshirja e të gjitha institucioneve dhe grupeve tjera të interesit nga niveli lokal dhe ai qendror në zbatimin e ligjit për mbrojtjen e natyrës
•    Hartimi i raportit vlerësues duke përfshirë rekomandimet nga të gjithë akterët e angazhuar në procesi e zbatimit të Ligjit për natyrën
•    Publikimi i raportit vlerësues dhe dorëzimi i këtij raporti në Ministrinë e MPH-së dhe Komisioni parlamentar të BPZHRM-së

Fushatë kundër të shtënave me armë

Titulli i Projektit: Fushata kundër të shtënave me armë nëpër ahengje
Kohëzgjatja: 3 muaj (Korrik 2011–Shtator 2011)
Vendi: Pejë, Klinë, Istog, Deçan
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 1,420 €
Donatori: Saferworld

Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve për pasojat  që vijnë nga të shtënat dhe përdorimi i armëve nëpër ahengje të ndryshme familjare dhe sensibilizimin e institucioneve për zbatim efikas të Kodit Penal të Kosovës dhe Ligjit për Armë.

Përfituesit: Në kuadër të projektit përfitojnë qytetarëte rajonit të Pejës. Në kuptim të ngushtë kanë përfituar familjet/individët që organizojnë ahengje dhe  grupmoshat  e ndryshme (përfshi rininë) që në të shumtën e rasteve janë apo mund të jenë më të prirur për t’i përdor armët në ahengje. Gjithashtu pronarët e restoranteve/hoteleve  dhe institucionet që janë përgjegjëse për zbatimin e ligjit, pasi që të gjithë këta akterë do të jenë pjesë e aktiviteteve të fushatës.
 
Realizimi i projektit: Fushata është përqendruar në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve nga rreziku që mund t’ u vijë gjatë gjuajtjeve më armë nëpër ahengje familjare, por edhe nga përdorimi i armëve. Kjo është realizuar në takimet e drejtpërdrejta më qytetarë, institucione, dhe me shpërndarje të materialeve vetëdijesuese, siç janë posterë , fletëpalosje etj. Janë organizuar edhe konferenca për media dhe debate publike e televizive, që sa më shumë qytetarë të jenë të vetëdijshëm për pasojat e mbajtjes së armëve pa leje, apo nëse gjuajnë me armë qoftë në ahengje familjare apo ku do që cenohet jeta e qytetarëve apo prishet rend publik. Fushata është shtrirë në katër komuna Pejë, Istog, Klinë dhe Deçan, duke mobilizuar të gjithë akterët për parandalimin e të shtënave me armë dhe rritjen e bashkëpunimit të qytetarëve me organet e drejtësisë: policinë, dhe gjykatat si dhe me institucionet komunale.
 
Aktivitetet dhe Rezultatet:

•    Një konference për media  për prezantimin e fushatës nga Syri i Vizionit, policia dhe komuna, prezantimi i planit të tyre operativ lidhur me parandalimin e armëve nëpër ahengje familjare.
•    Një debat publik rajonal në Pejë me të ftuar nga gjykatat dhe prokuroritë komunale dhe të qarkut,  komandantët e stacioneve policore, kryetarët e këshillave komunale për siguri në bashkësi, shoqërinë civile, bizneset (restorante dhe hotele), mediat etj.
•    Debati televiziv në “Tv Dukagjini” me pjesëmarrje të shoqërisë civile (Syri i Vizionit), policisë dhe gjykatave, ku është njoftuar opinion e gjerë më masat ndëshkimore në qoftë se ata posedojnë armë pa leje ose gjuajnë nëpër ahengje familjare
•    Shpërndarja e materialeve vetëdijesuese të fushatës (posterë, fletushka, etj) me mbi 20 vullnetar të cilët kanë bërë shpërndarjen e materialeve vetëdijesuese nëpër zonat e ndryshme të qyteteve Pejë, Klinë, Istog dhe Deçan
•    Konferenca e dytë për media mbi ecurinë e fushatës dhe publikimi i raportit të policisë, gjykatave dhe institucioneve komunale si dhe të arriturat e fushatës në parandalimin e gjuajtjeve më armë nëpër ahengje familjare
•    Debati përmbyllës për të arriturat e fushatës dhe nxjerrja e rekomandimeve për institucionet gjegjëse në parandalimin e armëmbajtjeve pa leje dhe gjuajtjeve nëpër ahengje familjare.
 

Aktivitet për ndërtim të paqes në komunat ku është realizuar kthimi dhe re-integrimi (në kuadër të Projektit RRK – II)

Titulli i Projektit: Aktivitet për ndërtim të paqes në komunat ku është realizuar kthimi dhe re-integrimi (në kuadër të Projektit RRK – II)
Kohëzgjatja: 6 muaj (Shkurt 2011 – Gusht 2011)
Vendi: Klinë, Rahovec, Ferizaj dhe Obiliq
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 14,970 €
Donatori: DRC

Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për qëllim për të mbështetur procesin e re – integrimit, për të promovuar dialogun ndëretnik dhe për të përmirësuar bashkëpunimin ndër-komunal në mbështetje të kthimit dhe re-integrimin.

Përfituesit: Në kuadër të projektit ishin të përfshirë përfaqësuesit e komunitetit serb të kthyer në kuadër të projektit RRK II si dhe komuniteti shqiptar si komunitet pritës, në komunat Klinë, Rahovec, Obiliq dhe Ferizaj. Po ashtu përfitues direkt të këtij projekti kanë qenë edhe zyrtarët komunal të këtyre katër komunave duke përfshirë zyrtarët e komuniteteve dhe zyrtarët për kthim.
 
Realizimi i projektit: Projekti është fokusuar në mbështetje të procesit të re – integrimit, për të promovuar dialogun ndëretnik dhe për të përmirësuar bashkëpunimin ndër-komunal, ku janë organizuar takime dhe trajnime me temat marrëdhëniet ndëretnike dhe kthimi i qëndrueshëm në këto zona. Gjithashtu në kuadër të projektit janë realizuar dhe konferenca të kthimit me qëllim të promovimit të dialogut ndëretnik dhe kthimit të qëndrueshëm, ku në këto konferenca janë përfshirë akterë të ndryshëm, si institucionet lokale, komuniteti i kthyer serb, komunitetet tjera si shqiptar, rom egjiptian dhe ashkali, media, shoqëria civile etj. Njëkohësisht janë realizuar dhe vizita shkëmbyese ndër-komunale, me qëllim të shkëmbimit të përvojave të mira në çështjet e kthimit dhe re-integrimit në komunat Klinë, Rahovec, Obiliq dhe Ferizaj.

Aktivitetet dhe Rezultatet:
•    Aktivitetet informuese  rreth projektit dhe rritjes së ndërgjegjësimit
•    Vizitat në terren dhe këmbimit të përvojave të kthimit, në komunat Klinë, Rahovec, Obiliq dhe Ferizaj
•    Ndërtimi i kapaciteteve të komuniteteve lokale  dhe çështjet  ndër-etnike përmes trajnimeve
•    Krijimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të fokus grupeve për veprime të përbashkëta
•    Realizimi i radio debateve që kanë për qëllim trajtimin e temave të drejtave të njeriut dhe kthimin.
•    Organizimi i konferencave të kthimit të cilat kanë për qëllim kthimin dhe re-integrimin e komuniteteve në shoqërinë kosovare. 

Strategjia e qeverisë kosovare për përfshirjen e komunitet: rom, ashkali e egjiptian në praktikë në nivelin lokal përmes pjesëmarrjes aktive të qytetarëve

Titulli i Projektit: Strategjia e Qeverisë kosovare për përfshirjen e komunitet: rom, ashkali e egjiptian në praktikë në nivelin lokal përmes pjesëmarrjes aktive të qytetarëve
Kohëzgjatja: 12 muaj (Janar 2011 – Dhjetor 2011)
Vendi: Pejë, Klinë, Istog, Deçan, Gjakovë, Rahovec
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 55.788.29 €
Donatori: Olof Palme International Center

Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për qëllim fuqizimin dhe mobilizimin e komunitetit rom, egjiptian dhe ashkali për të sigurojë që dispozitat e përfshira në Strategjisë 2007 të Qeverisë së Kosovës për përfshirjen e komunitetit RAE të jenë të kthyer në praktikë në nivelin komunal.

Përfituesit: Përfaqësuesit e komuniteteve të lagjeve dhe fshatrave të komunave Pejë, Klinë, Istog, Deçan, Gjakovë dhe Rahovec, ishin të përfshirë direkt në implementimin e iniciativave të përbashkëta të cilat janë përkrah nga grandet e vogla në kuadër të projektit. Përfitues direkt kanë qenë edhe zyrtarët komunalë nga Zyra e komuniteteve si dhe nga Zyra për kthim, si dhe grupe dhe organizata të ndryshme të komuniteteve, të cilat kanë fituar edhe grande pwr iniciativat e tyre gjatë këtij vitit. Njëkohësisht përfitues të këtij projektin ishin edhe një grup nxënësish të komunës së Gjakovës të cilët ishin pjesë e klasës testuese në gjuhën rome.

Realizimi i projektit:
Me ketë projekt janë hartuar dy strategji trevjeçare të veprimit komuniteteve në komunat Deçan dhe Rahovec. Projekti është fokusuar edhe në fuqizimin e komuniteteve duke realizuar takime dhe trajnime të ndryshme me qëllim ngritjen e kapaciteteve të komuniteteve: rom, egjiptian dhe shkali, gjithashtu. Projekti ka vazhduar edhe në përkrahjen e iniciativave të dala nga vet komunitetet duke mbështetur 12 iniciativa të implementuara nga vet grupet dhe organizata tjera të bazuara në komunitet në komunat Pejë, Istog, Klinë,Deçan, Gjakovë dhe Rahovec. Aktivitete tjetër i suksesshëm i këtij projekti ka qenë edhe inicimi i klasës testuese në gjuhen rome, e cila për 6 muaj është realizuar në komunën e Gjakovës, ku kanë vijuar mësimet 20 nxënës të klasave I – XIII.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

•    Hartimi i Strategjisë së veprimit për komunitetet: rom, egjiptian dhe ashkali në komunat Deçan dhe Rahovec.
•    Ekzistimi i informatave mbi përparësitë, fuqitë, dobësitë dhe rreziqet të detajizuar nga vetë komuniteti gjatë fasilitimeve të grupeve në fokus, informata të cilat do të ndihmojnë në shkrimin e planit të aksionit për pjesëmarrjen e komunitetit REA.
•    Njohja më e mirë e komunës me problemet ekzistuese të komunitetit REA nëpër vendbanimet e veçanta të tyre.
•    Organizimi i trajnimit në Dizajnimin e projekt propozimeve për steering committes ku morën pjesë përfaqësuesit e komuniteteve nga fshatra dhe lagje të komunës së Deçanit dhe Rahovecit si dhe përfaqësues të komunës.
•    Krijimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të fokus grupeve për veprime të përbashkëta
•    Inicimi dhe realizimi i klasës testuese në gjuhën rome, ku ishin të përfshirë 20 nxënës e klasave I – XIII nga Lagja e Romeve në Gjakovë.
•    Përkrahja e 12 iniciativave me grandeve të vogla për fokus grupet dhe organizata të komuniteteve në Pejë, Istog, Klinë, Deçan, Gjakovë dhe Rahovec


 

Ndihmë në implementimin e MOBKOS II
Titulli i Projektit: Ndihmë në implementimin e MOBKOS II   
Kohëzgjatja: 4 muaj (mars 2011 – tetor 2011)   
Vendi: Kosova, Komuna e Pejës    
Organizata(t) zbatuese: "Syri i Vizionit", programi MOBKOS, Komuna e Pejës
Buxheti:  6.934 €    
Donatori: Qeveria Flamane (Belgjikë) në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës me mbështetje edhe nga Komuna e Pejës

Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për qëllim rritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe institucioneve në raport me mobilitetin urban

Përfituesit: Përfitues të drejtpërdrejtë janë komunat dhe Ministria që mbledhin informacionin që iu duhet lidhur me planifikimin hapësinor, dhe marrin sugjerimet dhe idetë e ekspertëve lidhur me mobilitetin urban; organizatat dhe aktivistët që merren me ambientin dhe urbanizëm; dhe së fundi qytetarët e Pejës përmes promovimit të fushatës për përdorimin e biçikletave dhe parkingjeve me qëllim që të lehtësohet trafiku urban.
   
Realizimi i projektit: Projekti është vazhdimësi e projektit MOBKOS 1, ndërsa në këtë fazë Syri i vizionit ka rolin e sekratariatit të programit, për të mbajtur kontaktet me partnerët dhe përfituesit. Pjesë e punës ka qenë krijimi dhe mbajtje e një ueb sajti me emrin MOBKOS, i cili shërben si platformë kombëtare për mobilitetin urban në Kosovë dhe në të janë publikuar artikuj, studime dhe opinione lidhur me moblitetin urban në Kosovë. Përgjegjësi e SiV ka qenë edhe mbajtja e konferencave kombëtare për mobilitetin urban, realizimin e fushatave për parkingjet dhe vetëdijesimin e popullatës për zhvillimin e mobilitetit urban.

Aktivitetet dhe Rezultatet:
•    Menaxhimi i ueb sajtit të MOBKOS përmes realizimit të thirrjes për hartimin e 50 artikujve nga fusha e mobilitetit urban
•    Kampanja për lirimin e parkingjeve: xhirimi i pesë spoteve profesioniste me aktorë në rrugë, publikimi dhe shpërndarja e tyre
•    Materialet e kampanjës vizuale: postera, fletëpalosje, që promovojnë mobilitetin urban
•    Realizimi i dy konferencave me ekspertë dhe institucione për krijimin e një platforme të veprimit të përbashkët në tërë Kosovë lidhur me mobilitetin urban
•    Asistimi për licencimin Audit By-pad për Pejën