mendo globalisht,
vepro lokalisht

Ndihmë në implementimin e MOBKOS II

Titulli i Projektit: Ndihmë në implementimin e MOBKOS II   
Kohëzgjatja: 4 muaj (mars 2011 – tetor 2011)   
Vendi: Kosova, Komuna e Pejës    
Organizata(t) zbatuese: "Syri i Vizionit", programi MOBKOS, Komuna e Pejës
Buxheti:  6.934 €    
Donatori: Qeveria Flamane (Belgjikë) në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës me mbështetje edhe nga Komuna e Pejës

Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për qëllim rritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe institucioneve në raport me mobilitetin urban

Përfituesit: Përfitues të drejtpërdrejtë janë komunat dhe Ministria që mbledhin informacionin që iu duhet lidhur me planifikimin hapësinor, dhe marrin sugjerimet dhe idetë e ekspertëve lidhur me mobilitetin urban; organizatat dhe aktivistët që merren me ambientin dhe urbanizëm; dhe së fundi qytetarët e Pejës përmes promovimit të fushatës për përdorimin e biçikletave dhe parkingjeve me qëllim që të lehtësohet trafiku urban.
   
Realizimi i projektit: Projekti është vazhdimësi e projektit MOBKOS 1, ndërsa në këtë fazë Syri i vizionit ka rolin e sekratariatit të programit, për të mbajtur kontaktet me partnerët dhe përfituesit. Pjesë e punës ka qenë krijimi dhe mbajtje e një ueb sajti me emrin MOBKOS, i cili shërben si platformë kombëtare për mobilitetin urban në Kosovë dhe në të janë publikuar artikuj, studime dhe opinione lidhur me moblitetin urban në Kosovë. Përgjegjësi e SiV ka qenë edhe mbajtja e konferencave kombëtare për mobilitetin urban, realizimin e fushatave për parkingjet dhe vetëdijesimin e popullatës për zhvillimin e mobilitetit urban.

Aktivitetet dhe Rezultatet:
•    Menaxhimi i ueb sajtit të MOBKOS përmes realizimit të thirrjes për hartimin e 50 artikujve nga fusha e mobilitetit urban
•    Kampanja për lirimin e parkingjeve: xhirimi i pesë spoteve profesioniste me aktorë në rrugë, publikimi dhe shpërndarja e tyre
•    Materialet e kampanjës vizuale: postera, fletëpalosje, që promovojnë mobilitetin urban
•    Realizimi i dy konferencave me ekspertë dhe institucione për krijimin e një platforme të veprimit të përbashkët në tërë Kosovë lidhur me mobilitetin urban
•    Asistimi për licencimin Audit By-pad për Pejën