mendo globalisht,
vepro lokalisht

Strategjia e qeverisë kosovare për përfshirjen e komunitet: rom, ashkali e egjiptian në praktikë në nivelin lokal përmes pjesëmarrjes aktive të qytetarëve

Titulli i Projektit: Strategjia e Qeverisë kosovare për përfshirjen e komunitet: rom, ashkali e egjiptian në praktikë në nivelin lokal përmes pjesëmarrjes aktive të qytetarëve
Kohëzgjatja: 12 muaj (Janar 2011 – Dhjetor 2011)
Vendi: Pejë, Klinë, Istog, Deçan, Gjakovë, Rahovec
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 55.788.29 €
Donatori: Olof Palme International Center

Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për qëllim fuqizimin dhe mobilizimin e komunitetit rom, egjiptian dhe ashkali për të sigurojë që dispozitat e përfshira në Strategjisë 2007 të Qeverisë së Kosovës për përfshirjen e komunitetit RAE të jenë të kthyer në praktikë në nivelin komunal.

Përfituesit: Përfaqësuesit e komuniteteve të lagjeve dhe fshatrave të komunave Pejë, Klinë, Istog, Deçan, Gjakovë dhe Rahovec, ishin të përfshirë direkt në implementimin e iniciativave të përbashkëta të cilat janë përkrah nga grandet e vogla në kuadër të projektit. Përfitues direkt kanë qenë edhe zyrtarët komunalë nga Zyra e komuniteteve si dhe nga Zyra për kthim, si dhe grupe dhe organizata të ndryshme të komuniteteve, të cilat kanë fituar edhe grande pwr iniciativat e tyre gjatë këtij vitit. Njëkohësisht përfitues të këtij projektin ishin edhe një grup nxënësish të komunës së Gjakovës të cilët ishin pjesë e klasës testuese në gjuhën rome.

Realizimi i projektit:
Me ketë projekt janë hartuar dy strategji trevjeçare të veprimit komuniteteve në komunat Deçan dhe Rahovec. Projekti është fokusuar edhe në fuqizimin e komuniteteve duke realizuar takime dhe trajnime të ndryshme me qëllim ngritjen e kapaciteteve të komuniteteve: rom, egjiptian dhe shkali, gjithashtu. Projekti ka vazhduar edhe në përkrahjen e iniciativave të dala nga vet komunitetet duke mbështetur 12 iniciativa të implementuara nga vet grupet dhe organizata tjera të bazuara në komunitet në komunat Pejë, Istog, Klinë,Deçan, Gjakovë dhe Rahovec. Aktivitete tjetër i suksesshëm i këtij projekti ka qenë edhe inicimi i klasës testuese në gjuhen rome, e cila për 6 muaj është realizuar në komunën e Gjakovës, ku kanë vijuar mësimet 20 nxënës të klasave I – XIII.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

•    Hartimi i Strategjisë së veprimit për komunitetet: rom, egjiptian dhe ashkali në komunat Deçan dhe Rahovec.
•    Ekzistimi i informatave mbi përparësitë, fuqitë, dobësitë dhe rreziqet të detajizuar nga vetë komuniteti gjatë fasilitimeve të grupeve në fokus, informata të cilat do të ndihmojnë në shkrimin e planit të aksionit për pjesëmarrjen e komunitetit REA.
•    Njohja më e mirë e komunës me problemet ekzistuese të komunitetit REA nëpër vendbanimet e veçanta të tyre.
•    Organizimi i trajnimit në Dizajnimin e projekt propozimeve për steering committes ku morën pjesë përfaqësuesit e komuniteteve nga fshatra dhe lagje të komunës së Deçanit dhe Rahovecit si dhe përfaqësues të komunës.
•    Krijimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të fokus grupeve për veprime të përbashkëta
•    Inicimi dhe realizimi i klasës testuese në gjuhën rome, ku ishin të përfshirë 20 nxënës e klasave I – XIII nga Lagja e Romeve në Gjakovë.
•    Përkrahja e 12 iniciativave me grandeve të vogla për fokus grupet dhe organizata të komuniteteve në Pejë, Istog, Klinë, Deçan, Gjakovë dhe Rahovec