mendo globalisht,
vepro lokalisht

Aktivitet për ndërtim të paqes në komunat ku është realizuar kthimi dhe re-integrimi (në kuadër të Projektit RRK – II)

Titulli i Projektit: Aktivitet për ndërtim të paqes në komunat ku është realizuar kthimi dhe re-integrimi (në kuadër të Projektit RRK – II)
Kohëzgjatja: 6 muaj (Shkurt 2011 – Gusht 2011)
Vendi: Klinë, Rahovec, Ferizaj dhe Obiliq
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 14,970 €
Donatori: DRC

Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për qëllim për të mbështetur procesin e re – integrimit, për të promovuar dialogun ndëretnik dhe për të përmirësuar bashkëpunimin ndër-komunal në mbështetje të kthimit dhe re-integrimin.

Përfituesit: Në kuadër të projektit ishin të përfshirë përfaqësuesit e komunitetit serb të kthyer në kuadër të projektit RRK II si dhe komuniteti shqiptar si komunitet pritës, në komunat Klinë, Rahovec, Obiliq dhe Ferizaj. Po ashtu përfitues direkt të këtij projekti kanë qenë edhe zyrtarët komunal të këtyre katër komunave duke përfshirë zyrtarët e komuniteteve dhe zyrtarët për kthim.
 
Realizimi i projektit: Projekti është fokusuar në mbështetje të procesit të re – integrimit, për të promovuar dialogun ndëretnik dhe për të përmirësuar bashkëpunimin ndër-komunal, ku janë organizuar takime dhe trajnime me temat marrëdhëniet ndëretnike dhe kthimi i qëndrueshëm në këto zona. Gjithashtu në kuadër të projektit janë realizuar dhe konferenca të kthimit me qëllim të promovimit të dialogut ndëretnik dhe kthimit të qëndrueshëm, ku në këto konferenca janë përfshirë akterë të ndryshëm, si institucionet lokale, komuniteti i kthyer serb, komunitetet tjera si shqiptar, rom egjiptian dhe ashkali, media, shoqëria civile etj. Njëkohësisht janë realizuar dhe vizita shkëmbyese ndër-komunale, me qëllim të shkëmbimit të përvojave të mira në çështjet e kthimit dhe re-integrimit në komunat Klinë, Rahovec, Obiliq dhe Ferizaj.

Aktivitetet dhe Rezultatet:
•    Aktivitetet informuese  rreth projektit dhe rritjes së ndërgjegjësimit
•    Vizitat në terren dhe këmbimit të përvojave të kthimit, në komunat Klinë, Rahovec, Obiliq dhe Ferizaj
•    Ndërtimi i kapaciteteve të komuniteteve lokale  dhe çështjet  ndër-etnike përmes trajnimeve
•    Krijimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të fokus grupeve për veprime të përbashkëta
•    Realizimi i radio debateve që kanë për qëllim trajtimin e temave të drejtave të njeriut dhe kthimin.
•    Organizimi i konferencave të kthimit të cilat kanë për qëllim kthimin dhe re-integrimin e komuniteteve në shoqërinë kosovare.