mendo globalisht,
vepro lokalisht

Funksionalizimi i linjës lokale të autobusit për turizmin në zonën e Rugovës

Titulli i Projektit: Funksionalizimi i linjës lokale të autobusit për zonën e Rugovës
Kohëzgjatja: 13 muaj (maj 2011 – qershor 2012)
Vendi: Rugovë -Pejë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 4.987.50 €
Donatori: Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë

Qëllimi i projektit: Projekti realizohet ne kuadër të projektit më të gjerë “Dukagjini and Rugova Valley Access Action Program” dhe ka për qëllim funksionalizimin e linjës së autobusit në shërbim të turizmit në zonën e Rugovës dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për të  shfrytëzuar linjën e autobusit për të udhëtuar për në zonën e Rugovës.
 
Përfituesit: Përfitues janë banorët e zonës së Rugovës dhe të gjithë qytetarët dhe turistët që nga komuna e Pejës dhe vendeve tjera të Kosovës shfrytëzojnë mundësitë e udhëtimit nga Peja deri në Bogë. Po ashtu përfitues janë edhe komuna e Pejës, pasi tani e tutje të gjithë qytetarëve do të ju sigurojë  një linjë të autobusëve nga Peja për në Rugovë, edhe operatori i cili do të këtë një analizë të situatës momentale para se të fillojë funksionalizmin e linjës së autobusi dhe do të ketë një stimulim për gjashtë muaj e parë. 

Realizimi i projektit:
Në kuadër të këtij projekti është bërë një hulumtim me banorët e zonës së Rugovës dhe me banorët e zonës së qytetit në Pejë, nga të cilat është nxjerrë një analizë mbi nevojën e ekzistimit të një linje të autobusit,  shfrytëzimi i kësaj linje dhe kushtet që duhet ofruar. Më pas do të përzgjidhet operatori që do të jetë përgjegjës për mbajtjen e linjës së autobusit nga Peja për në Rugove, të cilit do t’i ofrohet një grant stimulues që ka të bëjë me rregullimin mbajtjen e linjës së autobusit për zonën e Rugovës. Në kuadër të këtij projekti do të ndërtohen edhe disa strehë për pasagjerët që presin autobusin, që në të njëjtën kohe do të shërbejnë edhe për informata shtesë për zonën.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

•    Funksionalizimi i linjës së autobusit Pejë-Bogë (Rugovë) që do të mbajë linjën së paku dy herë në ditë dhe regjistrimi i saj si linjë e rregullt në Stacionin e autobusëve
•    Sigurimi i një autobusi të përshtatshëm që do operojë dhe ofrojë kushte të mira për të udhëtuar por edhe do prezantojë zonën
•    Mobilizimi i komuniteti të Rugovës në nevojat që ka komuniteti lidhur më transportin, përcaktimin e vendeve për ndërtimin e strehëve të autobusit
•    Ndërtimi i tetë strehëve për banorë që do shërbejnë si vend stacione për pritje të autobusit dhe si porta hyrëse me informata për turistët që vizitojnë Rugovën