mendo globalisht,
vepro lokalisht

Strategjia për përfshirjen e komunitetit serb përmes pjesëmarrjes aktive qytetare

Titulli i Projektit: Strategjia për përfshirjen e komunitetit serb përmes pjesëmarrjes aktive qytetare Kohëzgjatja: 12 muaj (Janar 2011 – Dhjetor 2011)
Vendi: Pejë, Klinë, Istog, Rahovec
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 33.413 €
Donatori: Olof Palme International Center

Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për synim të fuqizojë dhe përkrah komunitetin serb në komunën e Rahovecit duke e zhvilluar një plan të veprimit trevjeçar për komunitetin në këtë komunë, që do të hartohet duke u bazuar në nevojat të nxjerra nga vet komuniteti si dhe përkrahja dhe fuqizimi i komunitetit dhe fokus grupeve në Komunat Pejë, Klinë e Istog.

Përfituesit: Direkt përfitues në këtë projekt janë komuniteti serb i komunës së Rahovecit dhe autoritet e komunës-Zyrës për komunitete që kanë një plan të veprimit të kompletuar për një periudhë trevjeçare, por edhe kanë përfituar në trajnime. Përfitues direkt janë edhe komuniteteve të lagjeve dhe fshatrave të komunave Pejë, Klinë, Istog dhe Rahovec, të cilët ishin të përfshirë direkt në implementimin e iniciativave të përbashkëta të cilat janë përkrah nga grandet e vogla në kuadër të projektit.

Realizimi i projektit: Me ketë projekt është hartuar një strategji trevjeçare të veprimit për komunitetin serb në komunën e Rahovecit. Projekti është fokusuar edhe në fuqizimin e komunitetit duke realizuar takime dhe trajnime të ndryshme me qëllim ngritjen e kapaciteteve të komunitetit serb. Projekti ka vazhduar edhe në përkrahjen e iniciativave të dala nga vet komunitetet duke mbështetur 7 iniciativa të implementuara nga vet grupet dhe organizata tjera të bazuara në komunitet në komunat Pejë, Istog, Klinë dhe Rahovec.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

  • Hartimi i Strategjisë së veprimit për komunitetin serb në komunën e Rahovecit.
  • Një hulumtim i realizuar me 20 përqind të familjeve të komunitet serb në Komunën e Rahovecit për gjendjen e familjeve dhe objekteve të banimit.  
  • Ekzistimi i informatave mbi përparësitë, fuqitë, dobësitë dhe rreziqet të detajizuar nga vetë komuniteti gjatë fasilitimeve të grupeve në fokus, informata të cilat do të ndihmojnë në shkrimin e planit të aksionit për pjesëmarrjen e komunitetit serb.
  • Njohja më e mirë e komunës me problemet ekzistuese të komunitetit REA nëpër vendbanimet e veçanta të tyre dhe krijimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të fokus grupeve për veprime të përbashkëta
  • Organizimi i trajnimeve për planifikimin strategjik, hartimin e projekt propozimeve dhe evokim e lobim për përfaqësuesit e komuniteteve nga fshatra dhe lagje të komunës së Rahovecit si dhe përfaqësues të komunës.
  • Përkrahja e 7 iniciativave me grandeve të vogla për fokus grupet dhe organizata të komuniteteve në Pejë, Istog, Klinë e Rahovec (licencimi dhe mbështetje për Radio Fokusit në Rahovec, animacioni për fëmijët e Hoçës së Madhe, ndërrimi i shtyllave elektrikë në Binçë të Klinës bashkë me KEK-un, hapje e katër puseve në Videjë bashkë me Komunën e Kinës, kursi i shkurt i gjuhës angleze në Ciorkolez të Istogut, Mbajtja e debateve dhe vizitave në Gorazhdec të Pejës, shtrimi i rrugës për lagjen Llazoviq bashkë me komunën e Pejës.