mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mospërputhja e sistemit arsimor me nevojat e tregut të punës në Kosovë (Mismatch)

Titulli i Projektit: Mospërputhja e sistemit arsimor me nevojat e tregut të punës në Kosovë (Mismatch)
Kohëzgjatja: 5 muaj (qershor-tetor 2011)
Vendi: Pejë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti:  3 649 €
Donatori: Solidar Suisse

Qëllimi i projektit: Qëllimi i këtij projekti është që të hulumtojë gjendjen e (mos)përshtatjes së drejtimeve që kanë shkollat e mesme profesionale të Pejës me nevojat e tregut në Kosovë, për të nxitur fillimin e bashkëpunimit në mes shkollave profesionale dhe biznesit.

Përfituesit: Përfitues të projektit janë gjashtë shkolla profesionale në qytetin e Pejës dhe Drejtoria e arsimit në Pejë, të cilat do përfitojnë një hulumtim të kompletuar të gjendjes me rekomandime, biznesi dhe në kuptim më të gjerë të gjithë nxënësit e shkollave profesionale. 

Realizimi i projektit: Në këtë projekt është bërë një hulumtim me pyetësor për bizneset ne komunën e Pejës, se sa është i kualifikuar kuadri që ata punësojë, mënyrat se si ata i trajnojnë të punësuarit, etj. nga i cili është hartuar një raport që u është dorëzuar shkollave dhe institucioneve në një konferencë të përbashkët në të cilën janë kërkuar mundësi për përmirësimin e gjendjes dhe janë nxjerrë rekomandime. 

Aktivitetet dhe Rezultatet:

  • Një hulumtim me mbi 120 ndërmarrje të Pejës për punësimin, stafin dhe kualifikimet
  • Krijimi i një databaze mbi ndërmarrjet, me profesionet e preferuara që janë në deficit në qytetin e Pejës
  • Raporti mbi të gjeturat e “mos përshtatjes” së shkollave të mesme profesionale dhe nevojave të tregut të punës
  • Konferenca e përbashkët me shkollat, bizneset dhe institucionet lidhur me gjetjet e hulumtimit
  • Rekomandimet për shkollat e mesme profesionale, Qendrën për trajnime profesionale, ministrinë dhe institucionet tjera të involvulara
  • Publikimi i një studimi bazuar në gjetjet e projektit