mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mismatch III

Titulli i Projektit: Mismatch III
Kohëzgjatja: 10 muaj (1 mars – 31 dhjetor 2013)
Vendi: Pejë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 17.830 €
Donatori: Solidar Suisse

Qëllimi i projektit: Qëllimi i përgjithshëm i projektit ka qenë që të përshtaten shkollat e mesme profesionale në qytetin e Pejës me nevojat e tregut të punës, të rrisë nivelin e edukimit dhe të krijojë kuadro kompetentë në profesionet që janë të nevojshme për tregun e punës, me fokusim në drejtimet e hotelerisë dhe turizmit.

Përfituesit: Përfituesi kryesor i projektit është Shkolla e mesme ekonomike “Ali Hadri” në Pejë me drejtimet e hotelerisë dhe turizmit. Përfitues direkt të projektit janë gjithashtu edhe rreth 1700 nxënësit e klasave të 9-ta në 26 shkollat fillore të Pejës, Komuna e Pejës në sektorët e arsimit dhe punës, bizneset në komunën e Pejës. Ndërsa  përfitues indirekt janë gjitha komuna e Pejës, të rinjtë dhe qytetarët e Pejës.

Realizimi i projektit: Projekti është realizuar në bashkëpunim me Shkollën e mesme ekonomike “Ali Hadri” të Pejës, konkretisht në drejtimet hoteleri e turizëm. Në bashkëpunim me shkollën, komunën, zyrën rajonale të arsimit, bizneset dhe shoqërinë civile është krijuar një grup koordinues që ka trajtuar çështjet e praktikës profesionale për nxënësit në këto dy drejtime, rritjen e bashkëpunimit mes shkollës dhe bizneseve, etj. me iniciativat e këtij grupi është mbajtur një ditë e hapur për Shkollën ekonomike, dosieri i kontratave të praktikës profesionale, doracaku udhëzues për praktikë profesionale në hotelieri dhe turizëm, një hulumtim mbi gjendjen e bizneseve të hotelerisë dhe turizmit, etj. 

Aktivitetet dhe Rezultatet:

•    Krijimi i grupit koordinues me përbërje shkollat, bizneset  dhe institucionet
•    Hartimi i dosierit të kontratave mes shkollave dhe bizneseve për kryerjen, monitorimin dhe vlerësimin e praktikës profesionale
•    Dita e hapur e shkollës me vizitë nga 26 shkolla fillore në Shkollën ekonomike
•    Hartimi i guidave për 1700 nxënës të klasave IX për drejtimet në Shkollën ekonomike
•    Doracaku udhëzues për praktikën profesionale në hotelieri e turizëm
•    Vizita e organizuar për bizneset në shkollën ekonomike
•    Hulumtimi mbi gjendjen në bizneset e hotelerisë dhe turizmit në komunën e Pejës
•    Takimi iniciues për lëndën e orientimit në karrierë me drejtorët e shkollave fillore të Pejës