mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politik-bërje dhe konsultim me Qeverinë në sektorin e bujqësisë

Emri projektit: “Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politik-bërje dhe konsultim me Qeverinë në sektorin e bujqësisë”
Kohëzgjatja: 20 muaj (Prill 2013 – Nëntor 2014)
Vendi: Gjithë Kosovën
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit - IADK
Buxheti: 30,160.29 €
Donatori: Bashkimi Evropian

Qëllimi i projektit: Projekti synon të formojë Bashkimit të Shoqatave Bujqësore të Kosovës (BSHBK), të kontribuojë në fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të tij, në mënyrë që ata të përfaqësojnë fermerët në negocime me Qeverinë në të gjitha sektorët e zhvillimit të bujqësisë.

Përfituesit: Përfitues direkt i këtij projekti janë shoqatat bujqësore të Kosovës, komunat e gjithë Kosovës, Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Realizimi i projektit:
Projekti realizohet në partneritet të Organizata Syri i Vizionit (SiV) me Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK) nga Mitrovica dhe është i fokusuar në 5 regjione të Kosovës, duke përfshirë regjionin e Pejës, Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjilanit dhe të gjitha komunat e këtyre regjioneve.

Janë realizuar pesë punëtori në regjionet e Kosovës, duke përfshirë komunat, shoqatat e fermerëve dhe Ministrinë e bujqësisë, në të cilat me angazhimin e një eksperti janë analizuar strategjitë ekzistuese në këto regjione për zhvillim të bujqësisë, janë analizuar zbatimi i ligjeve dhe urdhëresave administrative të dala nga niveli qendror dhe ai lokal, është diskutuar rreth problemeve me të cilat ballafaqohen fermerët, është diskutuar rreth specifikave të regjioneve dhe në fund të punëtorive janë dhënë rekomandime për BSHBK që të adresojë ato në nivel lokal dhe qendror.

Pas përfundimit të punëtorive është organizuar konferenca në nivel qendror, ku janë ftuar të gjithë akterët e rëndësishëm në Kosovë për zhvillimin e bujqësisë të cilëve u janë prezantuar të gjeturat nga mbajtja e pesë punëtorive në pesë regjionet e Kosovës dhe janë adresuar rekomandimet për institucionet përkatëse. Në ketë konferencë është angazhuar edhe një ekspert ndërkombëtar, i cili ka treguar për rolin dhe fuqinë e organizatave të fermerëve në Gjermani dhe Evropë.

Për të forcuar rolin dhe njohjen e Bashkimit të Shoqatave Bujqësore të Kosovës është krijuar edhe ueb faqja www.bshbk.net e cila do të ofrojë informata për publikun rreth punës që bën BSHBK dhe informimin e fermerëve. Në kuadër të projektit është realizuar një vizitë studimore në Bullgari, ku pjesëmarrës të saj kanë qenë anëtaret e bordit të BSHBK-së, të cilët gjatë kësaj vizite janë takuar me institucione të ndryshme qeveritare dhe jo qeveritare, kompani të ndryshme prodhuese në sektorin e bujqësisë dhe në sektorin e energjisë së ripërtritshme.  

Aktivitetet dhe Rezultatet:

  • Realizimi i pesë punëtorive në pesë regjione të Kosovës, identifikimi i problemeve dhe nevojave të fermerëve në këto regjione
  • Organizimi i konferencës në nivel qendror dhe prezantimi i të gjeturave nga punëtoritë.
  • Krijimi i ueb faqes për BSHBK-në
  • Organizimi i vizitës studimore në Bullgari për anëtaret e bordit të BSHBK-së, ku kanë marr përvoja nga institucionet, bizneset dhe organizatat e fermerëve për sfidat në përmbushjen e standardeve para anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe problemet me të cilat po ballafaqohen tash pas anëtarësimit.