mendo globalisht,
vepro lokalisht

Funksionimi i qendrës për vizitorë

Titulli i Projektit: Funksionimi i qendrës për vizitorë
Kohëzgjatja: 10 muaj (dhjetor 2012 - gusht 2013)
Vendi: Pejë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 15.225 €
Donatori: Komuna e Pejës

Qëllimi i projektit: Qëllimi i projektit është të fuqizojë qendrën e sapohapur për shërbim të vizitorëve në hyrje të zonës turistike të Rugovës dhe krijimin e  një organizate joqeveritare që do merrej me menaxhimin e saj
 
Përfituesit: Grupi joformal i dalë nga projekti “Dukagjini and Rugova valley access action program”, sektori i turizmit në Komunën e Pejës dhe zhvillimi i turizmit në Rugovë në përgjithësi.

Realizimi i projektit: Me këtë projekt është bërë fuqizimi i grupit joformal që ka dalë nga stafi i projektit “Dukagjini and Rugova valley access action program” në mënyrë që gjatë zhvillimit të këtij projekti, ata të krijohen si organizatë joqeveritare dhe të vazhdojnë me shërbimet si qendër për vizitorë.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

  • Hapja e qendrës së vizitorëve
  • Regjistrimi i OJQ-së Porta perëndimore dhe krijimi i rregulloreve të brendshme për funksionimin e qendrës
  • Ofrimi i informacionit dhe turizmin lokal dhe vizitorët në Rugovë
  • Ofrimi i shërbimeve për vizitorët
  • Mbajtja e aktiviteteve si fushata e çiklizmit , aktivitete në natyrë, vetëdija ekologjike, etj
  • Koordinimi me organizata tjera që merren më turizmin dhe ambientin