mendo globalisht,
vepro lokalisht

"Demokracia në Veprim" – Zgjedhjet qendrore 2014

Titulli i Projektit: "Demokracia në Veprim" – Zgjedhjet qendrore 2014
Kohëzgjatja: 5 muaj (gusht- dhjetor 2013)
Vendi: Rajoni i Pejës (Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik)
Organizata(t) zbatuese: "Syri i Vizionit" në kuadër të koalicionit "Demokracia në veprim"
Buxheti: € 27,772.20 € përmes Syri i Vizionit, (buxheti tjetër është realizuar përmes KDI)
Donatori: USAID, Ambasada e Norvegjisë

Qëllimi i projektit: "Demokracia në Veprim" është themeluar me qëllim të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të organizuara në nëntor të vitit 2007 si dhe me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje. Përveç organizatës "Syri i  Vizionit" pjesë e koalicionit "Demokracia në Veprim - Zgjedhjet 2013" janë 10 organizata joqeveritare kosovare

Përfituesit: Përfituesit e drejtpërdrejt (direkt) janë e tërë popullata e Kosovës. Në veçanti, një numër i njerëzve që janë përfshirë në proces si monitorues mujor dhe ditor kanë përfituar nga trajnimet mbi procesin dhe sistemin zgjedhor në Kosovë. Gjithashtu, nga fushatat për edukimin e votuesve kanë përfituar të gjithë votuesit në përgjithësi, ndërsa në veçanti ata të pavendosurit.

Realizimi i projektit: Aktivitetet përfshijnë monitorimin e tërësishëm të procesit zgjedhor: monitorimin e fushatës njëmujore të partive, ditës së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit të votave në ditën e zgjedhjeve qendrore.

Aktivitetet dhe Rezultatet:
•    Monitorimi i qindra aktiviteteve zgjedhore gjatë periudhës së fushatës;
•    Mbajtja e konferencave të shtypit me raportet për problemet dhe parregullsitë që janë hasur gjatë monitorimi,
•    Monitorimi i ditës së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit të votave në gjashtë komuna; balotazhi  në katër komuna të rajonit
•    Angazhimi i vëzhguesve afatgjatë (LTO) për një periudhën para zgjidhjeve;
•    Angazhimi i mbi 350 vëzhguesve afatshkurtër (STO) në ditën e zgjedhjeve;
•    Organizimi dhe mbajtja e mbi 50 trajnimeve për STO për një periudhë 10 ditore;