mendo globalisht,
vepro lokalisht

Filloi nënshkrimi peticionit për deklaratën e luftimit të ndryshimeve klimatike

28.09.2011

14 mars 2011: Në Pejë prej ka filluar nënshkrimi i peticionit për hartimin e deklaratës mbi luftimin e ndryshimeve klimatike. Peticioni ka për qëllimin inicimin e hartimit të deklaratës nga ana e Ministrisë së Mjedisit dhe planifikimit hapësinor për ndryshimet klimatike që do ta bëjë edhe Kosovën pjesëmarrëse bashkë me vendet tjera në përpjekjet për një ambient më të mirë dhe të pastër. 
Peticioni nënshkruhet në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa Syri i Vizionit synon të mbledhë gjatë javëve në vazhdim deri në 2000 nënshkrime. Peticionet po i mbledhin aktivistët e organizatës sonë në disa pika statike në qytetin e Pejës dhe në ditën e parë janë mbledhur qindra nënshkrime.