mendo globalisht,
vepro lokalisht

Krijimi i platformës për mobilitetin urban në Kosovë

28.09.2011

09 mars 2011: Në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë është mbajtur takimi i komitetit të Mobkos, programi i mobilitetit urban në Kosovë, në të cilën është analizuar puna e deritanishme në kuadër të këtij projekti dhe ndryshimet që ka sjellë në Kosovë. Pjesëmarrësit nga institucionet vendore qeveritare dhe joqeveritare, kanë vlerësuar punën që ka bërë MOBKOS në Pejë si një punë e mirë që do duhet bërë në komuna tjera të Kosovës në të ardhmen, që do përfshinte krijimin e një platformë të mobilitetit urban me pjesëmarrje të të gjithë akterëve. Është paraqitur ueb faqja mbi mobilitetin urban si një pamje vizuale e platformës së mobilitetit urban. OJQ Syri i Vizionit është një pjesë e rëndësishme e programit Mobkos bashkë me Ministrinë e Infrastrukturës, Komunën e Pejës dhe komitetin flaman të MOBKOS-it. Syri i Vizionit kryen punën e sekretariatit të MOBKOS-it në Kosovë.