mendo globalisht,
vepro lokalisht

U publikua raporti i paralajmërimit të hershëm

28.09.2011

04 mars 2011: Në hotel Dukagjini në Pejë është bërë prezantimi raportit të paralajmërimit të hershëm i hartuar në kuadër të platformës Propeace në kuadër të projektit për parandalimin e konfliktit. Raporti paraqet natyrën pozitive dhe negative të lajmeve që janë raportuar nga mjediset me popullatë shumetnike në rajonin e Pejës gjatë vitit 2010, duke paraqitur tendencat dhe duke paralajmëruar për gjendjen. Veç kësaj, në këtë takim është folur për mundësitë e ndikimit në mënyrë që të përmirësohet gjendja në komunitet dhe të parandalohet konflikti dhe është krijuar një këshill lokal që bashkë me komunat dhe aktivistët e komunitetit do të merret me analizimin dhe parandalimin e rasteve që do ndikojë në krijimin e paqes më të qëndrueshëm dhe njëkohësisht në përmirësimi i imazhit të rajonit