mendo globalisht,
vepro lokalisht

Përurohet broshura dhe përmbyllet projekti BRIGDE për fuqizimin e Shoqërisë civile në rajon e Pejës

28.09.2011

20 janar 2011:  Projekti BGRIDE i financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të programit EIDHR, i cili është zbatuar nga Syri i Vizionit në rajonin e Pejës në gjatë viteve 2009 dhe 2010, është përmbyllur me një ceremoni solemne ku kanë marrë pjesë organizata dhe partnerë që kanë punuar bashkë me “Syrin e Vizionit” në këshillat e krijuara që kanë funksionuar në pesë komunat e rajonit: Pejë, Gjakovë, Deçan, Klinë dhe Istog. Në këtë ceremoni janë falënderuar rreth 70 OJQ dhe grupe joformale nga këto komuna që kanë kontribuar në kuadër të këshillave të krijuara që kanë funksionuar në pesë komunat e rajonit. Poashtu është promovuar broshura e hartuar në kuadër të projektit në të cilin janë paraqitur përvojat e krijuara në kuadër të projektit.