mendo globalisht,
vepro lokalisht

Shoqëria civile kërkon të ndalen kërcënimet ndaj personaliteteve publike

28.09.2011

08 janar 2011: Një grup i organizatave të shoqërisë civile, ka shprehur shqetësimin e tyre lidhur me deklaratat urrejtje-nxitëse të përfaqësuesit të Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër personaliteteve publike, konkretisht në ditët e fundit një lider politik (Albin Kurtin) dhe së fundmi gazetarin Halil Matoshi.
“Duke akuzuar pa asnjë fakt dhe duke njollosur zërat kritikë në shoqërinë e Kosovës, qofshin ata gazetarë apo politikanë, personat që flasin në emër të veteranëve të UÇK-së dëmtojnë çdo debat publik, dhe njëkohësisht, dëmtojnë vetë projektin për çlirimin e Kosovës si dhe imazhin e vendit tonë”, thuhet në komunikatë duke kritikuar gjuhën e kërcënimeve, duke kërkuar të mos bëhet përvetësimi i meritave për çlirimin e Kosovës dhe duke bërë thirrje misionit të Bashkimit Evropian që të angazhohen me këmbëngulje në mbrojtjen e fjalës së lirë, e cila është parakusht për demokratizimin e mëtutjeshëm të shoqërisë. Komunikata është nënshkruar nga nëntë OJQ mes të cilave edhe Syri i Vizionit.