Të rinjtë shfaqin

15 tetor 2011- Në sallën e teatrit të pallatit të kulturës Asim Vokshi në Gjakovë është dhënë shfaqja Audicionet e grupit të aktorëve që veprojnë në kuadër të organizatës së bazuar në komunitet, Prosperiteti nga Gjakova. Shfaqja është dhënë para një numri të madh të të rinjve nga Gjakova dhe ka qenë pjesë e inicitivave për fuqizimin e komuniteteve në kuadër të projektit që OJQ Syri i Vizionit nga Peja implementon me mbështetjen financiare të Olof Palme International Center. Pas prezantimit në Gjakovë, shfaqja do jepet edhe në teatrin e Prizrenit.