mendo globalisht,
vepro lokalisht

Takim me komunitetin e Rugovës për linjën e autobusit

24.10.2011

Pejë, 22 tetor - Organizata joqeveritare Syri i Vizionit të premten në restorant “Gryka” në Rugovë, ka mbajtur një takim më përfaqësuesit e komuniteti të 15 fshatrave të Rugovës për funksionalizimin më të mirë të linjës së autobusit Pejë-Bogë.
 
Në këtë takim është bërë prezantimi i hulumtimit mbi funksionalizimin e linjës së autobusit, vendosja e strehëve për autobusë në disa vende përgjatë rrugës Pejë-Bogë, mundësitë e shfrytëzimit më të madh të kësaj linje nga banorët e Rugovës dhe nga qytetarët tjerë të cilët dëshirojnë të udhëtojnë me autobus për në Rugovë.

Ky takim është organizuar në kuadër të projektit “Dukagjini and Rugova Valley Access Action Program” ku Syri i Vizionit merret me funksionalizimin e linjës lokale të autobusit Pejë-Bogë (Rugovë). Projekti është duke u implementuar nga Komuna e Pejës në partneritet më organizatat joqeveritare në Komunën e Pejës dhe financohet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë, Asistenca e BE-së për Zhvillim Ekonomik Rajonal