mendo globalisht,
vepro lokalisht

Klasa testuese me nxënës në gjuhën rome

23.11.2011Gjakovë korrik-nëntor 2011. Organizata Syri i Vizionit nga Peja, në kuadër të projektit për fuqizim të komuniteteve rom, egjiptian dhe shkali, në komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan, Gjakovë dhe Rahovec,  ka filluar me klasën testuese në gjuhen rome që realizohet në shkollën “Emin Duraku”, në Komunën e Gjakovës.

Në këtë klasë vijojnë mësimin rreth 25 nxënës të komunitetit rom, të cilët kanë shpreh dëshirën dhe vullnetin për të mësuar gjuhen e tyre dhe për të mos harruar gjuhen e tyre amtare. Ky aktivitetet organizohet me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve për të mësuar gjuhen e tyre amtare dhe do vazhdojw deri nw fund tw dhjetorit 2011.  

Projekt Financohet nga Olof Palme Internacional Center dhe implementohet nga OJQ “Syri i Vizionit”.