mendo globalisht,
vepro lokalisht

U mbajt turniri i futbollit në Rahovec

25.11.2011

Rahovec 22 nëntor 2011- Me moton “Luaj për paqen” në Rahovec është mbajtur një turnir futbolli në të cilën kanë marrë pjesë ekipe të komuniteteve të ndryshme etnike. Aktiviteti zhvillohet në kuadër të projektit për hartimin e strategjisë tre vjeçare për komunitetin serb në komunën e Rahovecit, që impementohet nga janari i këtij viti në komunën e Rahovecit me mbështetjen financiare të Olof Palme Center.
Në turnirin e futbollit kanë marrë pjesë ekipe nga komuniteti shqiptar, serb, rom dhe egjiptian nga Rahoveci dhe fshatrat përreth, ndërsa fitues janë shpallur ekipi nga Hoça e Madhe.