mendo globalisht,
vepro lokalisht

Përurohen dy strategji veprimi në komunën e Rahovecit

18.01.2012

17 janar 2012- Në komunën e Rahovecit është përuruar botimi i dy strategjive të hartuara  gjatë vitit të kaluar. Ceremonia që ka qenë edhe aktiviteti përmbyllës i projekteve të implementuara nga Syri i Vizionit në këtë komunë, është mbajtur në restorant “Viva”, ku janë shpërndarë edhe kopjet e strategjisë trevjeçare për komunitetin serb dhe strategjisë për komunitetet rom, egjiptian dhe ashkali në këtë komunë.

Këto dy projekte janë zbatuar gjatë vitit të kaluar në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit, komunitetin dhe me financim nga Olof Palme Center, që kanë marrë pjesë edhe në ceremoninë përfundimtare. 

Me projektin në Rahovec është përmbyllur projekti katërvjeçar i hartimit të strategjive për komunitetin serb dhe për komunitetet rom, egjiptian dhe ashkali në komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Rahovec, gjatë të cilit përveç nëntë  strategjive në pesë komuna janë financuar edhe rreth 35 mini grante me iniciativa nga fokus grupet dhe OJQ-të e komunitete në këtë rajon.