mendo globalisht,
vepro lokalisht

“Kontrolli i armëve të vogla dhe të lehta në Kosovë –Progresi dhe sfidat”

22.03.2012

Pejë, 21.03.2012 – Në tryezën e organizuar nga Syri i Vizionit në bashkëpunim më SaferWorld dhe Forumin për Siguri është publikuar raporti “Kontrolli i armëve të vogla dhe të lehta në Kosovë –Progresi dhe sfidat”.
Raporti i “Kontrolli i armëve të vogla dhe të lehta” analizon dhe vlerëson progresin e shënuar në hartimin e kornizës ligjore që rregullon kontrollimin e AVL-ve, duke u fokusuar në ligjet, strategjitë dhe politikat e përpiluara, ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe mekanizmave për të siguruar kontroll efektiv të AVL-ve, zbatimin e ligjeve dhe strategjive, si dhe politikën e dënimeve për raste të mbajtjes së paligjshme të AVL-ve.
Pjesëmarrësit në këtë tryezë kanë mirëpritur raportin e publikuar, dhe kanë vlerësuar se ky raport pasqyron situatën momentale sa u përket mbajtjes nën kontroll të armëve të vogla dhe të lehta, mirëpo duhet edhe një angazhim i të gjitha institucioneve që të zbatohet ligji për armë dhe aktet tjera ligjore siç është edhe strategjia kombëtare e hartuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Në këtë tryezë morën pjesë komandanti i stacionit policore në Pejë, përfaqësuesi i Gjykatës komunale, nënkryetari i komunës së Pejës që është edhe kryesues i Këshillit komunal për Siguri në Bashkësi, ekipet vepruese për siguri në bashkësi, OSBE, shoqëria civile dhe mediat.
Përveç rekomandimeve që përmban raporti nga kjo tryezë kanë dal edhe disa rekomandime tjera për Qeverinë, policinë dhe gjykatat