mendo globalisht,
vepro lokalisht

Monitorimi i zbatimi i Ligjit për Mbrojtje të Natyrës në Pejë

22.03.2012

Debatohet zbatimi i Ligjit për Mbrojtje të Natyrës në Pejë

22 mars 2012- Organizata joqeveritare “Syri i Vizionit”, sot ka mbledhur në një tryezë të përbashkët në Pejë, zyrtarët mjedisorë të komunave Pejë, Gjakovë, Klinë, dhe Deçan, si dhe shoqërinë civile për të parë se çfarë janë duke bërë këto komuna më mbrojtje të natyrës ashtu siç parashihet më ligjin për Mbrojtje të Natyrës, dhe cilat janë vështirësitë e këtyre komunave në moszbatimin e këtij ligji në komunat  e tyre.

Zyrtarët e këtyre komunave kanë thënë se komunat janë shumë të kufizuara dhe të pa fuqishme për të vepruar në ruajtje të natyrës në komunat e tyre, pasi sipas tyre të gjitha kompetencat i ka Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e cila në të shumtën e rasteve po degradon natyrën e këtyre komunave duke dhëne leje kompanive të ndryshme qoftë në eksploatimin e zhavorrit në lumenj, në shkëmbinj duke shkatërruar natyrën dhe duke ndotur mjedisit në Komuna, pa i pyetur fare komunat.

Sipas zyrtarëve komunal edhe përkundër vërejtjeve të tyre dhe raporteve që ju dërgohen Ministrisë së MPH-së, ato shumë pak merren në shqyrtim nga kjo Ministri, madje rregulloret e ndryshme qe nxjerrim si komuna nuk na mbështet nga kjo ministri pasi qe sipas tyre ekzistojnë udhëzimet administrative që kanë dal nga ligji.

Në tryezë është thënë se ka mungesë të buxhetit qoftë nga vetë komunat po ashtu nga Qeveria, saktësisht Ministra e MPH-së dhe kjo po ndikon që të mos zbatohet strategjitë apo planet e veprimit për mjedis.
Kjo tryezë është pjesë e aktiviteteve që OJQ “Syri i Vizionit” nga Peja, mbështetur nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI), është duke bërë në monitorimin e zbatimit të Ligjit për Mbrojtje të Natyrës në tërë territorin e Republikës së Kosovës.