mendo globalisht,
vepro lokalisht

Trajnohen mbi 40 nxënës të Shkollës Fillore Mustafa Bakija për mbrojtjen nga ngacmimet

07.12.2012

Gjakovë-06 dhjetor 2012 Organizata Syri i Vizionit vazhdon fuqizimin e nxënësve për mbrojtjen e të drejtave të tyre , qoftë në shkollë shtëpi apo kudo qe ata janë pjesë e shoqërisë, duke ngritur vetëdijen e tyre për mbrojtje nga ngacmimet e ndryshme që atyre mund të ju vinë nga të tjerët si dhe adresimin e tyre tek mekanizmat adekuat.


Mbi 40 nënës të paraleleve VI,VII,VIII dhe IX-ta janë trajnuar për mënyrat e shfaqjes se ngacmimeve fizike, psikike, emocionale dhe seksuale si dhe për mënyrën e mbrojtjes nga këto ngacmime si dhe metodat se si ata mund ti adresojnë këto fenomene tek  personat përgjegjës për parandalimin e tyre qoftë tek mësimdhënësit e tyre, familjarët apo institucionet tjera.
Në këtë trajnim nxënësit kanë pasur mundësi të shkëmbejnë përvojat e tyre dhe të tregojnë raste të ndryshme ku ata apo shokët dhe shoqet e tyre kanë qenë në njëfarë forme të ngacmuar mirëpo duke e mos e ditur se ata kanë qenë të ngacmuar në shkollë, nga mësimdhënësit shokët dhe shoqet e shkollës apo edhe vetë familjarët.
Këta nxënës do të ndjekin edhe trajnime tjera siç është trajnimi për mekanizmat ekzistues për mbrojtjen dhe liritë e të drejtave të fëmijëve që ekzistojnë në komunën e Gjakovës dhe në nivel të shtetit.


Ky aktivitet është pjesë e programit që OJQ Syri i Vizionit është duke zhvilluar në komunat Pejë dhe Gjakovë saktësisht në shkollat Mustafa Bakija, Emin Duraku, Lidhja e Prizrenit dhe Ramiz Sadiku, që mbështet nga organizata për të drejtat e fëmijëve “Save the Children International.