mendo globalisht,
vepro lokalisht

Konferenca përmbyllëse e projektit “Qytetari Aktive” me kryetarët e bashkësive lokale

07.02.2013


28 dhjetor 2012- Organizata Joqeveritare Syri i Vizionit ka mbajtur konferencën e fundit për përmbylljen e viti të parë të projektit  “Qytetari Aktive” që është implmentuar në komunat e Rrafshit të Dukagjinit, që ka pasur për qëllim aktivizimin dhe fuqizimin e qytetarëve në adresimin e problematikave të tyre drejt institucioneve. Të mbledhur në këtë konferencë kryetarët e këtyre bashkësive lokale përveç që kanë falënderuar organizatën “Syri i Vizionit”, për mundësit e ofruara në fuqizimin e tyre në adresim të problematikave të institucioneve. Në të njëjtën kohë ata,  janë zotuar se do të jenë shumë më të fuqishëm në adresimin dhe zgjidhjen e problematikave me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë në ato zona ku jetojnë.

Organizata “Syri iVizionit” ka ndihmuar banorët ë bashkësive lokale të Rugovës (Pejë),Vrellës (Istog), Grabanicë (Klinë), Isniq (Deçan) dhe Xerxë (Rahovec) qëtë riorganizohen në këshilla lokale dhe të zgjedhin kryetarët e tyre,jo politikë në mënyrë qe ata t’i përfaqësojnë të gjithë banorët e atyre zonave pa dallime politike, nacionale dhe fetare, që t’i adresojnë problematikat e  tyre në institucionet gjegjëse. Përveç organizimit të tyre si këshilla lokale, atyre ju janë ofruar edhe trajnime të ndryshme si: Avokim, Shkrim të projekt propozimeve dhe Ngritje të fondeve, si dhe kohë pas kohë ata janë ndihmuar nga zyra ndihmëse në kuadër të organizatës “Syri i Vizionit” që të adresojnë kërkesa të shumta në institucione lokale.

Përveç fuqizimit të këshillave lokale në bashkësitë lokale të Rrafshit të Dukagjinit “Syri i Vizionit” ka ndihmuar edhe në fuqizimin e vetë organizatave të shoqërisë civile të këtij rajoni, duke u ofruar trajnime profesionale në fusha të ndryshme dhe këshilla të kohëpaskohshme përmes zyrës ndihmëse.

Projekti “Qytetaria Aktivike” i implemntuar nga Syri i Vizionit është mbështetur financiarisht nga Olof Palme International Center  nga Suedia, dhe pse është përfunduar viti i parë i implementimit, projekti do të vazhdojë edhe për vitin 2013, ku përveç vazhdimësisë në fuqizim dhe mbështetje të këshillave lokale dhe shoqërisë civile rendësi  të veçantë do t'i kushtohet legjislacionit ku rregullohet bashkëpunimi i komunës me  këshillat lokale në fshatra dhe zonat urbane, siç parasheh ligji për vetëqeverisje lokale, udhëzimi administrativ dhe hartimit të rregulloreve komunale lidhur më këtë çështje.