mendo globalisht,
vepro lokalisht

Ekspozita “Make the change you(th) want to see”

27.03.2013



Në qendrën rinore “Peja” është hapur ekspozita “Make the change you(th) want to see”. Organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” si dhe Community Development Association Bor prej vitit të kaluar kanë iniciuar projektin me të njëjtin emër i mbështetur nga Ambasada Britanike në Beograd.
Qëllimi i projektit ishte që të krijohen kushtet për bashkëpunim, njohje dhe pajtim mes të rinjve nga Kosova e Serbia, përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet organizatave të shoqërisë civile në këto dy vende.
Në kuadër të projektit është paraparë edhe shkëmbimi vullnetarëve, në kuadër të këtij aktiviteti në qytetin e Pejës kanë qëndruar për dy muaj tre vullnetarë të komunitete serb në zyre e SiV, derisa tre vullnetar të komunitet shqiptar të Kosovës kanë qëndruar për dy muaj në qytetin Bor.
Përpos ndihmës që vullnetarët i kanë dhanë organizatës, ata kanë organizuar edhe një hulumtim me të rinjtë shqiptar e serb në komunën e Pejës dhe foto ekspozitën të cilën e hapim sot dhe do mbet e hapur për shtatë ditë.
Ekspozita ka paraqitur 40 fotografi nga pjesëmarrësit e aktiviteteve në Pejë dhe Bor dhe paraqet një këndvështrim të tyre lidhur me këto vende. Ajo do qendrojë e hapur për një javë në QR “Peja”, ndërsa e njëjta është hapur edhe në Serbi në qytetin e Borit.