mendo globalisht,
vepro lokalisht

Projekti i ri për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shkolla

20.05.2013

“Syri i Vizionit” me përkrahje nga organizata ndërkombëtare “Save the Children” ka filluar të realizojë projektin “Together 4 children rigts- Child protection and Child Right Governance”, projekt që ka për qëllim të ndihmojë fëmijët, organizatat e ndryshme dhe shkollat në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, t’i shndërrojë shkollat në vende të sigurta për fëmijët dhe të ndihmojë krijimin dhe forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e fëmijëve.
Projekti implementohet në nëntë shkolla në pesë komuna: shkollat fillore “Ramiz Sadiku” dhe “Xhemail Kada” në Pejë, “Mustafa Bakia” dhe “Zekeria Rexha”në Gjakovë,  “Tefik Çanga” dhe “Jeronim De Rada” në Ferizaj, “Bedri Gjina” dhe Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë dhe shkolla fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë, në periudhën nga maji deri në dhjetor 2013. Përfituesit e këtij projekti që janë  nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit e këtyre shkollave.

Aktivitetet e projektit në këtë periudhë do jenë:

Analiza e gjendjes në Shkolla - dhuna dhe mekanizmat e mbrojtjes nga ajo përmes takime me këshillat e shkollave me nxënës, prindër dhe mësimdhënës nga ku do nxirret një analizë e gjendjes dhe një plan aksioni për përmirësimin e gjendjes

Kodi i mirësjelljes për fëmijët dhe mësimdhënësit që do hartohet dhe plotësohet bashkë me shkollat dhe ky kod  do të ekspozohet në shkollë në një format të dukshëm.

Fuqizimi i këshillave të nxënësve në shkolla me njohuri, që ata do t’i bartin tek nxënësit tjerë, përfshirë një aktivitet në ditën kushtuar Konventës së të drejtave të fëmijëve

Ndikimi në përmirësimin e gjendjes aktuale në shkollë përmes aktiviteteve përfshirë trajnime për mësuesit dhe fëmijët në temat e dhunës dhe ngacmimit, mbrojtja e fëmijëve prej tyre dhe adresimi  tek mekanizmat e mbrojtjes së fëmijëve, vizita nëpër institucione, krijimi i mekanizmave në bashkëpunim me menaxhmentin e shkollës dhe vendosjen e kutive të ankesave brenda shkollave, mbajtja e radio emisioneve në secilën komunë më akterë të ndryshëm, etj.

Monitorimi i të drejtave mbi qeverisjen e fëmijëve që do të bëhet në shkollat fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë, “Ramiz Sadiku” në Pejë dhe “Zekeria Rexha” në Gjakovë, nga vetë nxënës që do të përzgjidhen dhe pas bëjnë hulumtimi në shkolla përmes pyetësorëve, do të hartohen raporte të veçanta për secilën shkollë

Të gjitha aktivitet do të realizohen në bashkëpunim me drejtoritë komunale të arsimit, menaxhmentet e shkollave (drejtorinë dhe këshillin e shkollës) si dhe të gjitha palët e përfshira në proces arsimor do të ftohen në trajnime, tryeza, punëtori dhe aktivitete tjera të organizuara në kuadër të këtij projekti.

Mirëpresim bashkëpunimin tuaj në realizimin e projektit.

Personat përgjegjës për projektin:
Naser Lajqi, tel. 044 695 650, e-mail: [email protected]
Teuta Uka, tel. 049 139 506, e-mail: [email protected]