mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mbahet punëtoria me shoqata të fermerëve dhe institucioneve

30.05.2013
30 maj 2013 – Pejë
Organizata Syri i Vizionit (SiV) në bashkëpunim me Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK) është në proces të implementimit të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politik-bërje dhe konsultim me Qeverinë në sektorin e bujqësisë”, i cili synon të kontribuojë në fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Bashkimit të Shoqatave Bujqësore të Kosovës (BSHBK).
Ne kuadër të këtij projekti është mbajtur punëtoria me shoqatat e fermerëve të rajonit të Pejës, përfaqësues të drejtorive për bujqësi nga komunat Pejë, Gjakovë, Istog, Klinë dhe Deçan.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte analizimi i strategjive ekzistuese për bujqësi në rajon, problemet me të cilat ballafaqohen organizatat e fermerëve, zbatimin e ligjeve dhe urdhëresave administrative. Nga kjo punëtori kanë dalë rekomandime se çfarë duhet ndërmarr BSHBK në planin e saj të punës dhe është bërë përcaktimi i prioriteteve sipas komunave.