mendo globalisht,
vepro lokalisht

Trajnohen kryetarët e këshillit lokal të Gurrakocit në Avokim

17.06.2013

Trajnohen kryetarët e këshillit lokal të Gurrakocit në Avokim


Istog-15 qershor- Organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” vazhdon të ngrisë kapacitetet e kryetarëve të fshatrave të këshillit lokal të Gurrakocit duke iu ofruar trajnime profesionale në fushën e Avokimit, në mënyrë që ata të kenë njohuri se si të avokojnë tek institucionet në zgjidhje të problematikave më të cilat ata ballafaqohen.

Kryetarët e fshatrave që përbejnë këshillin lokal të Gurrakocit: Tomoc, Llukavc i Thatë, Kovragë dhe Gurrakoc kanë shprehur pakënaqësi të shumta qe nuk po investohet në fushën e bujqësisë sidomos në sistemin e ujitjes së tokave bujqësore edhe përkundër kërkesave dhe projekteve që ata kanë adresuar tek institucionet komunale dhe ato qendrore.  Gjatë trajnimit ata kanë mësuar si duhet avokohet për projektet e tyre apo problematikat më të cilat ballafaqohen. Në trajnimet shtesë ata do mësojnë hartimin e projekt propozimeve, në mënyrë që ata të kenë mundësi që të vetë të shkruajnë projekt propozime për institucionet apo donatorët.

Këto aktivitete janë pjesë e projektit Qytetaria Aktive” që organizata Syri i Vizionit është duke realizuar tash e dy vite në komunat e regjionit të Pejës dhe Prizrenit dhe mbështetet nga Olof Plame Center International dhe SIDA.