mendo globalisht,
vepro lokalisht

Simulim zgjedhor në Klinë

17.09.2013


Komunikatë për media

Simulim zgjedhor në Klinë

 

Pejë, 16 shtator 2013
Të hënën, datë 16 shtator 2013, duke filluar nga ora 14:00, në objektet e shkollës së mesme Gjimnazit “Luigj Gurakuqi” të Klinës, organizata joqeveritare Syri i Vizionit në bashkëpunim më organizatat lokale OJQ “Elena Gjika” dhe “KOHA” në kuadër të koalicionit Demokracia në Veprim, ka zhvilluar aktivitetin e simulimit të procesit zgjedhor me nxënësit maturantë të kësaj shkolle.
Aktiviteti është zhvilluar në bashkëpunim me KKZ  dhe ka pasur për qëllim ngritjen e vetëdijes së votuesve të rinj dhe të gjithë votuesve të komunës së Pejës për të marr pjesë në zgjedhjet lokale që do mbahen më 03 nëntor. Përmes këtij aktiviteti bëhet motivimi i votuesve të rinj, që këtë vit votojnë për herë të parë dhe shihet se si funksionojnë procedurat e votimit në një vendvotim të improvizuar me gjithë mjetet e nevojshme për votimin. “Votuesit” kanë votuar në fletëvotime të improvizuara me emrat e lojtarëve dhe ekipeve të futbollit në vend të kandidatëve dhe listave partiake.
Në këtë proces të simuluar të votimit kanë marrë pjesë përfaqësuesit e të gjitha klasave me maturantë të gjimnazit. Nga përvoja e një simulimi të tillë është parë që të rinjtë, në një pjesë të madhe kanë interesim për procesin zgjedhor, por ata kanë shumë pak informata për procedurat dhe vet procesin e votimit në një vendvotim. Problemet kryesore që kanë dalë në pah janë ato lidhur me votimin për subjektin dhe për kandidatin brenda subjektit, si dhe ka mungesë informacioni lidhur me gjetjen e vendvotimit. Të rinjtë kanë shprehur interesimin edhe për angazhimin e tyre si komisionerë apo si vëzhgues  të procesit zgjedhor. Një simulim i tillë mbahet për herë të parë në komunën e Klinës.