mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fuqizimi i femrës dhe roli i saj në vendimmarrje

18.09.2013

Fuqizimi i femrës dhe roli i saj në vendimmarrje

Organizata joqeveritare Syri i Vizionit në kuadër të programit “Qytetaria Aktive” mbështetur nga Olof Plame International Center, ka filluar të mbështes disa iniciativat të dala nga vetë  grupet joformale të femrave nga zonat rurale që kanë të bëjnë më fuqizimin dhe pjesëmarrjes e tyre (femrës)  në vendimmarrje.
Një iniciative e tillë është duke u mbështetur më fokus grupin e femrave të bashkësisë lokale të Gurrakocit në komunën e Istogut, ku femrat të të gjitha komuniteteve po zhvillojnë aktivitet që kenë të bëjnë më fuqizimin e pozitës së femrës në shoqëri dhe rolin e saj aktive në vendimmarrje.
Fillimisht, janë duke u mbajtur trajnime se sa e rëndësishme është pjesëmarrja  e femrës në vendimmarrje dhe roli i saj aktiv në përmirësimin e gjendjes së kësaj shtrese të shoqërisë sidomos në zonat rurale ku femra është më e margjinalizuar.
Përveç,  trajnimeve do të realizohen edhe takime më femrat që ushtrojnë poste të ndryshme në kuvendin komunal të Istogut, si dhe do të realizohen edhe disa vizita studimore për shkëmbim të përvojave të këtyre femrave në komunën e Prizrenit, ku përveç vizitës që do bëjnë në Kuvendin komunal në Prizren do të takohen edhe më femra që ushtrojnë pozita të ndryshme në këtë komunë dhe do të njihen më situatën e femrës në këtë komunë.
Gjithashtu, do të realizohen edhe vizita në institucione dhe monumente të ndryshme kulturore e historike, që të njihen më kulturën dhe vlerat që ka komuna e Prizrenit që ato përvoja ti bartin në komunën e tyre apo në ato zona ku jetojnë dhe veprojnë këto femra.
Kjo iniciativë e femrave të bashkësisë së Gurrakocit është një ndër aktivitet e shumta që Organizata Syri i Vizionit është duke realizuar në kuadër të programit “Qytetaria Aktive” ku një komponentë shumë e rëndësishëm e këtij programi është edhe fuqizimi dhe roli aktiv i femrës në shoqëri dhe në vendimmarrje.