mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fuqizimi i femrës përmes kurseve profesionale

19.09.2013Organizata Joqeveritare Syri i Vizionit ka filluar mbajtjen e një kursi profesional  të  floktarisë për femrat e  komuniteti egjiptian dhe ashkali të lagjes Mëhallë të Komunës së Klinës, si nevojë dhe interesim i këtyre femrave për t'u  aftësuar në fushën e floktarisë që në të ardhmen të mund të krijojnë të ardhura nga ky profesion duke ndikuar edhe zhvillimin e tyre ekonomik dhe profesional.
Qëllimi i mbajtjes së këtij kursi është aftësimi dhe ngritja e kapaciteteve të femrave të këtyre komuniteteve që t'u ofrohet mundësi e aftësimit profesional në një lëmi të caktuar, duke ndikuar edhe në pavarësimin e tyre. Që në të ardhmen këto femra do të mund të punësohen më lehtë  apo edhe të hapin ndonjë biznes të tillë duke gjeneruar edhe të ardhura për familjet e tyre.
Përveç, mbajtjes së kursit i cili do të zgjasë për tre muaj, qendra për komunitete në këtë lagje është pajisur edhe më materiale të nevojshme për zhvillimin e këtij kursi, ku pas përfundimit të kursit do të shfrytëzohen nga vetë femrat e kësaj lagjeje të të gjitha komuniteteve e sidomos ato të komunitetit egjiptian dhe ashkali.
Kjo iniciativë e dalë nga vetë femrat e këtyre komuniteteve mbështet nga OJQ- Syri i Vizionit, në kuadër të programit “Qytetaria Aktive” mbështetur nga Olof Plame International Center dhe SIDA .