mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mbahet tryeza Kthimi në atdhe - Politikat e integrimit socio-ekonomik të personave të riatdhesuar

25.09.2013

Pejë – 25 shtator 2013 Syri i Vizionit në bashkëpunim me organizatën FIQ dhe INDEP kanë organizuar tryezën “Kthimi në atdhe -  Politikat e integrimit socio-ekonomik të personave të riatdhesuar”


Në këtë tryezë është publikuar një dokument-analizë e politikave me titull “Kthimi në atdhe -  Politikat e integrimit socio-ekonomik të personave të riatdhesuar”, qëllimi i të cilit është vështrimi i aspekteve ligjore dhe zbatimi i dokumenteve strategjike dhe politikave që e rregullojnë ri-integrimin socio-ekonomik të personave të riatdhesuar. Analiza trajton progresin e arritur në këtë fushë dhe identifikon sfidat kryesore të zbatimit të politikave vendore për riatdhesim. Ky punim është fokusuar në analizën e fushave në vijim: procesit të decentralizimit, nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale, lidhshmërisë me procesin e liberalizimit e vizave, efektit të pakove të asistencës dhe funksionimit ndërinstitucional për këtë proces.

Gjatë kësaj tryeze është vlerësuar se institucionet qendrore dhe ato lokale e kanë mirë të rregulluar fushën e ligjeve, rregulloreve dhe strategjive për integrimin dhe mbështetjen e personave të riatdhesuar, por problem kryesor për ta mbetet punësimi dhe krijimi i biznes planeve të qëndrueshme për ta, që do tua mundësonte krijimin e të ardhurave.